Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në Stade du Ray, ndërmjet Nice dhe Lyon, ka përfunduar e fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 4-1. Serinë e golave e filloi Mamadou Bagayoko në minutën e 16-të, ndërsa pas një autogoli të shënuar nga Remy Vercoutre (39’), vendasit krijuan epërsi të dyfishtë dhe me këtë rezultat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë, Nice shënoi edhe dy herë me anë të David Hellebuyck(68’) dhe Loic Remy (75’), për të siguruar fitoren përballë një kundërshtari të vështirë. Krejt çka bëri Lyoni ishte një gol i nderit i shënuar nga Ederson, gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit (84’). Pas kësaj humbjeje, Lyoni është zhvendosur në pozitën e tretë në tabelë, pasi që pozitën e parë e ka marrë kampioni në fuqi Bordeaux që të shtunën ka shënuar fitore prej 3-0 kundër Le Mans, ndërsa në vend të dytë është pozicionuar Monaco që ka mposhtur Boulognen me rezultat 3-1.
Home »
» Nice turpëron Lyonin
Nice turpëron Lyonin