“Milan ka qenë gjithmonë një klub i fortë në Itali dhe më gjerë. Kjo ka ndryshuar këto dy vite të fundit.”
“Nuk kanë qenë në gjendje që të mposhtin klube të mëdha dhe ndoshta politikat e transferimit kanë ndryshuar. Në kohën time në Milan kishte gërshetim të rinisë dhe të përvojës.”
“Do të jetë hera e parë në jetën time që do të përballem me ish ekipin tim. Do të jetë përvojë e re, por jam një profesionist që tani luan për Real Madridin. Të shohim çfarë do ndodhë nesër. Do të jap më të mirën.”
“Ndjehem madrilen. Jap më të mirën që të fitojmë çdo ndeshje sepse ndjehem mirë këtu. I jam mirënjohës klubit për gjithçka që ka bërë për mua, si në të kaluarën si tani.”
Kaka nuk e kupton ende pse Ronaldinho ka rënë nga forma.
“Ronaldinho është një lojtar ndryshe me topin në këmbë pasi që ai e dërgon atë aty ku ka dëshirë. Do doja ta kem atë aftësi.”
“Nuk e di çfarë ndodhi me të, pse ra nga forma aq shumë. Ai nuk është në gjendje të bëj diferencën në klub ashtu si bënte tek Barça dhe tek Brazili.”
“Mendoj se ai duhet të gjej motivacion në mënyrë që të jetë lojtari më i mirë në botë.” deklaroi Kaka.





