Hagi: Barcelona është më e mira në botë

Legjenda rumune Gheorghe Hagi ka vizituar Barcelonën për t’u takuar me miqtë e tij të vjetër dhe e ka lëvduar skuadrën aktuale të Blaugranëve duke thënë se luan futbollin më të mirë në botë.
“Kam ardhur ta shoh Barcën sepse është në formë të jashtëzakonshme dhe po luan shumë mirë”. “Barca luan futbollin më të mirë, është futboll sulmues, dhe të gjithëve u pëlqen. Ata (lojtarët) nuk shënojnë vetëm fitore, por luajnë mirë. Të gjithë e kanë vërejtur që ata kanë luajtur futbollin më të mirë vitin e kaluar, ndërsa edhe këtë sezon e kanë filluar shumë mirë”, ka thënë Hagi për Barca TV. Gjatë viteve 1994-1996, Hagi ka luajtur krahas Pep Guardiolas në Camp Nou, ndërsa është shprehur u ngazëllyer që partneri i dikurshëm në sulm drejton me sukses këtë klub.