Galliani: Nuk kemi frikë nga Reali

Milani nesër do ta ketë një përballje të vështirë me Real Madridin në Bernabeu, por zëvendëspresidenti i klubit italian, Adriano Galliani, mendon se rosonerët nuk do të jenë inferior ndaj mbretërve.
“Kanalet televizive prej të gjitha vendeve të botës nesër do ta përcjellin takimin. Kjo është një ndeshje e dy ekipeve që kanë fituar 16 kupa evropiane. Dhe ne sigurisht nuk do të udhëtojmë në Madrid duke ndjerë presion psikik”, ka thënë Galliani.Milani të dielën shënoi fitore ndaj Romës, e cila fitore ka ngritur vetëbesimin e rosonerëve në prag të takimit të nesërm.“Ishte e patjetërsueshme ta bëjmë hapin tonë, t’i rrisim vetëbesimin dhe gjithçka tjetër. Ekipi luajti mirë në pjesën e dytë, pa marrë parasysh situatat diskutabile”, ka shtuar italiani.