‘E pamundur’ që Mourinho të drejtojë Liverpoolin

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka mohuar spekulimet të cilat thonë se ai mund ta zëvendësojë Rafa Benitez në stolin e Liverpoolit.
Edhe pse njëri nga bashkëpronarët, George Gillet, ka thënë se pozita e Benitez është e sigurt pavarësisht rezultateve të dobëta, vazhdojnë të përmenden disa emra si pasardhës të mundshëm të spanjollit. Një prej tyre është edhe ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, i cili ka tallur këtë temë gjatë konferencës së shtypit në prag të takimit të Serie A ndaj Catanias. “Është e pamundur”, është përgjigjur shkurtazi Mourinho.