Të enjten, ikona bardhezi është larguar me dhimbje nga fusha stërvitore dhe është drejtuar për në spital, ku pas ekzaminimeve është vërejtur se ai e ka lënduar sërish këmbën e majtë, e cila sapo ishte shëruar. Stafi mjekësor i klubit konfirmoi se Del Piero nuk do të mund të luajë në 40 ditët e ardhshme, duke lënë një shije të hidhur te vetë lojtari. “Jam shumë i hidhur me këtë lëndim të ri, i cili ka ndodhur në të njëjtin vend, sikurse i mëparshmi”. “Jam vërtet i pikëlluar sepse mungesa ime do të vazhdojë për disa javë, mirëpo vullneti im që të reagoj në këtë periudhë negative do të më ndihmojë që të jem i fortë”, ka thënë Del Piero për faqen zyrtare të Juves.
Home »
» Del Piero i zhgënjyer pas përsëritjes së lëndimit
Del Piero i zhgënjyer pas përsëritjes së lëndimit