Deco: Do të ishte e jashtëzakonshme ta fitoj LK edhe me Chelsean

Nëse luan në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Atletico Madridit, mesfushori i Chelseat, Deco, do ta shënojë paraqitjen e 100-të jubilare në garat evropiane.
Deco është njëri nga lojtarët aktivë me përvojë në Evropë, i cili e ka fituar Kupën UEFA (me Porton) dhe dy herë Ligën e Kampionëve (me Porton dhe me Barcelonën). “Do të ishte mirë sikur të regjistroja paraqitjen e 100-të. Kam pasur fat asokohe, sepse kur luaja për Porton luanim mirë secilin vit, luanim në finale, të Ligës së Kampionëve dhe të Kupës UEFA, ajo ishte diçka e veçantë, ishte shumë mirë”. “Të jesh kampion është gjeja më e mirë për një lojtar dhe ky është trofeu më i mirë që mund të fitohet. Do të ishte fantastike po ta fitoja Ligën e Kampionëve edhe me Chelsean”, ka thënë Deco për faqen zyrtare të Bluve.