Blatter pranon gabimin në tërheqjen e shortit për Play Off

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter pranoi se shorti i Play Off për kampionatin botëror ka mundur të trajtohet më mirë.
Vendimi që të bëhet ndarja se cilat skuadra do jenë nëpër enët përkatëse ka zgjuar polemika të mëdha. Trajneri i Irlandës Giovanni Trapattoni ka pohuar se për shkak të këtij shorti, klubet e fuqishme e kanë punën më të lehtë.
Blatter e ka pranuar këtë gabim dhe ka shprehur indinjatën për këtë mënyrë të tërheqjes së shortit.
“Ai (Trapattoni) e ka mirë. Është dashur ti paralajmëronim që nga fillimi skuadrat.”
“Është diçka në rregulla, por nuk është e qartë. Nëse mësojmë, do të ndryshojmë për 2014, mirëpo në 180 minuta gjithçka është e mundur.”
“Aty marrin pjesë kombëtaret më të mira të kualifikimeve dhe nëse dikush eliminohet atëhere ajo do të vie për shkak se nuk e kanë merituar.” përfundoi Nr.1 i FIFA-s.