Bayerni përmbys rezultatin

Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat 2-1 përballë Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Allianz Arena.
Bavarezët u gjetën në disavantazh në minutën e 60-të kur Alexander Meier shënoi për mysafirët. Dhjetë minuta më pas (70’), Arjen Robben barazoi rezultatin për t’u dhënë shpresë vendasve për fitore. Ndërsa golin e fitores për Bayernin e shënoi Daniel Van Buyten, dy minuta pa përfunduar koha e rregullt (88’).