Zyrtare: Pandev kërkon prishjen e kontratës

Sulmuesi maqedonas Goran Pandev ka kërkuar zyrtarisht përfundimin e kontratës me skuadrën e Lazios.
La Repubblica, Ansa dhe Goal.com Italia njoftojnë se Pandev, dëshiron t’i japë fund bashkëpunimit të tij me skuadrën italiane që tani, duke mos dashur të presë deri në qershorin e vitit të ardhshëm kur edhe i përfundon kontrata. 26-vjeçari është mbajtur jashtë ekipit të Lazios që nga momenti kur shprehu dëshirën për t’u larguar nga skuadra, ndërsa presidenti Claudio Lotito e konsideroi atë, bashkë me Lorenzo De Silvestrin (që tash luan te Fiorentina) dhe Cristian Ledesman, si ‘rebelë’. Nëse lojtari arrin ta prishë kontratën me Lazion, atëherë në garë për shërbimet e tij do të vërsulen Interi, Bayern Munichu dhe Juventusi.