Zanetti: Merituam humbjen

Javier Zanetti (majtas) në ndeshjen kundër Sampdorias Interi është mposhtur të shtunën mbrëma nga Sampdoria me rezultat minimal 1-0, ndërsa kapiteni zikaltër Javier Zanetti thotë se Nerazzurët nuk duhet të thonë se nuk merituan të humbnin.
“Çfarë na mungoi? Është e thjeshtë, nuk ishim në gjendje që t’i shfrytëzonim rastet tona”. “Megjithatë nuk duhet të merremi më me këtë gjë, sepse ky është futbolli. Shpesh ndodh që nuk meriton të humbësh një ndeshje, mirëpo shkon në shtëpi duarthatë”, ka thënë argjentinasi për “Sky Sport” pas ndeshjes.