Si e fitoi Franca…Luftën e Ftohtë

Kur një kolonel i KGB-së vendosi të zbulojë sekretet që do të mund të shkatërronin Bashkimin Sovjetik, ai iu drejtua Parisit dhe Franca ishte ajo që fitoi Luftën e Ftohtë, sipas "L'Affaire Farewell"


James Bond dhe George Smiley nuk janë asgjë në krahasim me Emir Kusturica dhe Guillaume Canet, të cilët luajnë respektivisht rolet e Serguei Grigoriev, një karakter bazuar në Kolonelin Vetrov të frontit rus dhe Pierre Froment, ndihmësi i tij francez në filmin më të ri "L'Affaire Farewell" (Çështja Farewell). A e fitoi me të vërtetë bota demokratike Luftën e Ftohtë? Natyrisht Franca. Ky pretendim befasues është bërë nga ana e publicitetit të madh dhe brilant të një filmi spiunazhi francez, i cili ka pushtuar më pas kinematë. Edhe pse disi e trukuar, mburrja e inteligjencës franceze "ka ndryshuar botën", ka në fund të fundit disa baza.

Historia e "L'Affaire Farewell", që tregon se si fronti francez përhapte informacione në KGB që më pas kanë përshpejtuar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, është shumë pak e njohur si në Britaninë e Madhe ashtu edhe në Francë. Megjithatë, merita i është dhënë francezëve, më parë të tallur si "majmunët e dorëzuar" dhe sipas të gjitha burimeve, me ndihmën e Agjensisë Qëndrore të Inteligjencës. Websiti zyrtar i CIA-s mban akoma një ese të detajuar, të shkruar pak pas deklasifikimit të çështjes, nga Gus Weiss në vitin 1996, zyrtari amerikan, i cili u mor me mbylljen e çështjes në Washington. Ai përfundon me këto fjalë: "Dosieri Farewell… I drejtuar për rrënimin e programit kryesor (spiunazhit të KGB-së) në një kohë kur ushtrisë sovjetike i duhej më shumë… Bashkë me mbrojtjen e ngritur të SHBA-së dhe me një ekonomi në rënie sovjetike, Bashkimi Sovjetik nuk ishte më një kandidat për fitore".

Versioni zyrtar i eventeve tregon se në frontin francez ishte koloneli Vladimir Vetrov i Kryesisë T, krahu industial spiun i KGB-së. Në vitet 1981-1982, ai i dha Inteligjencës franceze mbi 3.000 faqe dokumente dhe emrat e më shumë se 400 agjentëve sovjetikë të dërguar nëpër botë. Informacioni i ndarë mes Parisit dhe aleatëve të saj të NATO-s ishte tejmase alarmues po në të njëjtën kohë edhe shumë ikurajues.

Koloneli Vetrov, me pseudonimin francez Farewell, zbuloi haptazi strategjitë e sukesshme sovjetike për të përvetësuar, në mënyrë ilegale, teknologji të avancuar nga perëndimi. Çështja influencoi drejtpërsëdrejti vendimin e Presidentit Ronal Regan për të lançuar programin "Lufta e Yjeve" në vitin 1983: një mashtrim i teknologjisë së lartë, i cili do të çonte Bashkimin Sovjetik në një tentativë të papërballueshme dhe tërheqëse për të qenë në të njëjtën vijë me botën demokratike.

Raymond Nart, oficeri i Inteligjencës Franceze, i cili e drejtonte çështjen nga Parisi, raportoi se Koloneli Vetrov ishte bashkuar me francezët pasi kishte jetuar më parë në Paris dhe e adhuronte gjuhën franceze. Kontakti i tij i parë me të ishte një biznesmen francez në Moskë dhe më pas një ushtar francez bashkë me gruan e tij. Ai përconte informacione sekrete duke shkëmbyer karrocat e pazarit nëpër supermarketet e Moskës me gruan e tij.

Rusi asnjëherë nuk kërkoi para apo një jetë të re në perëndim në shkëmbim të informacioneve. Ai ishte "një njeri i pakontrollueshëm, i cili fluturonte mes euforisë dhe mbingarkesës emocionale", thoshte Nart. Ai duket se ka qenë i motivuar nga frustrimi i sistemit sovjetik dhe mbase për një hakmarrje personale. Ai më pas është kapur dhe ekzekutuar pasi tentoi të therte zonjushën e tij dhe vrau një polic rus në parkun e Moskës në shkurt të vitit 1982. Çështja vazhdon të mbetet thellësisht e ndjeshme dhe misterioze si në Rusi ashtu edhe në Francë. Në Rusinë demokratike të Vladimir Putinit (ish-KGB) dhe Dimitry Medvedevit pati shumë presione në festën e aktorit rus Sergei Makovetsky, në mënyrë që ai të hiqte dorë nga filmi francez "L'Affaire Farewell", premiera e të cilit u shfaq në festivalin e filmit në Toronto. Kërkesa për të xhiruar disa skena të filmit në Rusi është refuzuar kategorikisht.

Ish-oficerët e Inteligjencës franceze shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar regjisorin e filmit Christian Carion. Ish-agjentët i treguan e atij se çështja e Farewell nuk ishte ashtu siç dukej. Edhe gjithë çështja, thanë ata, kishte qenë e arkitektuar nga CIA për të testuar besnikërinë e Presidentit socialist të perëndimit, François Mitterrand, pasi u emërua në maj të vitit 1981.

Edhe vetë Mitterrand arriti të besonte këtë version të ngjarjeve dhe shkarkoi nga detyra një drejtues të Inteligjencës franceze në vitin 1985. Këto spekullime, të mohuara zyrtarisht në Washington dhe Paris, janë me shumë mundësi të drejtuara nga xhelozia ndërmjet shërbimeve të spiunazhit francez që bëjnë garë me njëra-tjetrën. "Farewell" drejtohej, me insistim të madh nga ana e frontit, nga një agjensi e vogël kundëspiunimi franceze, "Direction de la Surveillance du Territoire" (DST), e cila nuk lejohej të operonte jashtë vendit.

Ish-ministri i Jashtëm francez, Hubert Védrine, një këshilltar diplomatik i Presidentit Mitterrand në atë kohë, nuk ka asnjë dyshim që Farewell ekzistonte. "Ishte një nga çështjet më të rëndësishme të spiunazhit të shekullit XX", tha ai. "Sistemi sovjetik nuk ishte demaskuar kaq shumë në asnjë kohë tjetër që nga viti 1945". Vedrine refuzon implikimin, në publicitetin që rrethon filmin më shumë se vetë filmi, se çështja Farewell ka shkaktuar kolapsin e Bashkimit Sovjetik. Por edhe ai, ashtu si oficeri i SHBA, Z.Weiss, debaton se informacioni i siguruar nga KGB-ja ishte një nga katalizatorët për shkrirjen e Bashkimit Sovjetik nëntë vjet më pas. Duke e bërë edhe më të vështirë për sovjetët që t'i kundërviheshin perëndimit, çështja zmadhoi më tej dyshimet dhe tensionet në brendësi të hierarkisë komuniste dhe asistonte ngritjen e tyre, por në të njëjtën kohë minonte gjithashtu punën e reformatorit të ardhshëm Mikhail Gorbachev.

Në filmin "L'Affaire Farewell" e bërë në rusisht, frëngjisht dhe anglisht ndriçon gjithashtu edhe aktori boshnjak Emir Kusturica, si anëtar i KGB-së dhe Willem Dafoe si kreu i CIA-s. Agjentët francezë përfaqësohen nga një biznesmen i kthyer në spiun i quajtur Pierre Froment dhe i luajtur nga Guillaume Canet.

Filmi, i cili ka marrë paraprakisht kritika mjaft të mira, është shumë më tepër se sa një triller i ndjekjeve me makina të James Bond. Është më shumë si një Gallic John Le Carré: pjesërisht një ese historike dhe pjesërisht dramë psikologjike rreth marrëdhënieve të një spiuni profesionist rus dhe një agjenti amator francez. Regjisori Carion, pranon se ka vënë në gijotinë disa pjesë të historisë. Ai ka lënë jashtë filmit agjentin profesionist francez dhe gruan e tij dhe ka lënë jashtë tentativën e Farewell për të therur zonjushën e tij, pasi për të ishin pjesë që mund t'i bënin njerëzit konfuzë. Efekti është ai i zhdramatizimit të rolit të Kolonelit Vetrov dhe ta bësh historinë një akt heroik të pashoq të të dyja palëve.

Refuzimi i Rusisë për të bashkëpunuar në realizimin e filmit është lehtësisht i shpjegueshëm, thotë Carion. Në vitin 1983, u ekstraduan nga Parisi 47 diplomatë dhe gazetarë sovjetë të identifikuar nga Farewell si spiunë. Ndërmjet tyre ishte edhe një diplomat i ri, Alexander Avdeev. Gjatë kohës kur po planifikohej ky film, Avdeev ishte kthyer në Paris si Ambasador i Rusisë. Që nga ajo kohë ai u rikthye përsëri në Moskë si ministër i Kulturës.

Sa domethënës ka qenë rasti Farewell? Në esenë e Cia-s, Weiss, një pjesëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ronald Reagan në vitin 1981, jep një përshkrim shumë të detajuar të rëndësisë së tij për Shtetet e Bashkuara. Weiss, i cili u vu në krye të menaxhimit të informacioneve të dhënë nga Farewell, ishte një oficer i Inteligjencës për gati gjysëm shekulli. Fjalët e tij duhen trajtuar me kujdes dhe ai sugjeron se rasti Farewell ka ruajtur rol themelor për fitoren e Luftës së Ftohtë.

"Leximi i meterialeve ktheu në realitet makthet e mia më të tmerrshme", tha ai. Bashkimi Sovjetik, me anë të maskimeve kishte arritur të zbulonte disa sekrete teknike të perëndimit, në mënyrë të hapur dhe ilegale në një kohë kur në vitin 1970, "shkenca jonë mbështeste mbrojtjen e tyre kombëtare".

Në të njëjtën kohë, Dosja Farewell nxorri në dritë se Bashkimi Sovjetik ishte tejmase më mbrapa perëndimit përsa i përket teknologjisë kompjuterike seç mund të imagjinonte Cia ndonjëherë. Shtetet e Bashkuara i përdorën informacionet për të kthyer tavolinat, tha Weiss "dhe për të drejtuar një ndarje paqësore të luftës sipas mënyrës sonë".

Pjesë të sabotuara teknologjie u dërguan në Moskë "të ideuara që të dukeshin të rregullta për të dështuar pak kohë më vonë"; "mikroçipe kompjuterash të trukuar gjetën rrugën e tyre drejt pajisjeve të ushtrisë sovjetike, turbina difektoze u instaluan në impiantet e gazit (të cilat më pas shpërthenin)".

Ish-ministri i Jashtëm francez, Vidrine, beson se Perandoria Sovjetike ishte shumë afër kolapsit që në fillim të vitit 1980. Modeli i saj i ekonomisë nuk po funksiononte më. Lufta afgane dhe ekspeditat e panumërta po e çonin financën e shtetit dalëngadalë në krizë të thellë. Vlera e eksporteve të karburantit kishte rënë ndjeshëm. Farewell, thotë ai, nuk ka shkaktuar fundin e Bashkimit Sovjetik, "por thjesht e ka drejtuar sistemin drejt fundit".

Gus Weiss arrin në të njëjtin konkluzion. Ndryshe nga Vedrine, ai nuk do të shikojë kurrë version kinematografik të eventeve. Ai vdiq në nëntor të vitit 2003 në kushte shumë misterioze dhe zyrtarisht vdekja e tij u klasifikua si vetëvrasje. Weiss, i cili nuk bashkohej me administratën e Bushit rreth luftës në Irak, është rrëzuar nga dritarja e apartamentit të tij në Washington. Apartamenti ndodhej në ndërtesën Watergate.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Related Posts: