Santa Cruz sot mund të debutojë me Cityn

Përforcimi i verës i Manchester Cityt, sulmuesi nga Paraguai, Roque Santa Cruz, pritet të debutojë sot me fanellën e klubit të tij të ri.
28-vjeçari ka qëndruar jashtë fushe për shkak të lëndimit në gju, por pritet të aktivizohet sonte në takimin përballë West Ham United. “Roque do të jetë një opsion për ne. Ai duket në gjendje të mirë. Ne kishim një takim me dyer të mbyllura kundër Wrexham dhe ai dukej në formë të mirë”, ka thënë menaxheri i ekipit, Mark Hughes.