Milani vazhdon me rezultate të dobëta

Milan nuk ka arritur të nxjerr asgjë më shumë se një barazim në shtëpi kundër Barit, në një ndeshje e cila u dominua tërësisht nga Barezët. Leonardo duhet të jetë shumë i kënaqur me pikën e fituar.

Loja ishte shumë e nivelizuar, me Barin i cili mbrohej gjatë tërë kohës, dhe një Milano që nuk sulmonte aspak.


Forma e dobët e Ronaldinos vërehej shumë qartë. Ky lojtar duket se i ka 50 vjet me mënyrën se si luan. Nuk është në gjendje asnjë lojtar ta kaloj dhe nuk është në gjendje që të bëj një pasim të saktë.


Bari i ka merituar të trija pikët, mirëpo këtë nuk e lejoi lojtari i ndeshjes, portieri Marco Storari i cili disa herë intervenoi në mënyrë bravoroze.


Kështu, Milan nuk po e gjen dot formën e vjetër, dhe me këtë formë të dobët të Rossonerëve, vështirë se do të mund të ngjiten në tabelë, pasi që dita ditës, po transformohet në një skuadër mesatare.


Rezultatet e javës së gjashtë në Serie A:


Sampdoria – Inter 0-1
Livorno – Fiorentina 0-1
Catania – Roma 1-1
Chievo – Atalanta 1-1
Juventus – Bologna 1-1
Lazio – Palermo 1-1
Napoli – Siena 2-1
Parma Cagliari 0-2
Udinese – Genoa 2-0
Milan – Bari 2-0