Leonardo shpreson për rezultat pozitiv ndaj FC Zurich

Trajneri i Milanit, Leonardo, shpreson që ndeshja ndaj FC Zurich në kuadër të Ligës së Kampionëve ta rikthejë buzëqeshjen e Rossonerëve.
“Kam folur me ekipin dhe duhet të gjejmë zgjidhje- nuk duhet t’i ndryshojmë gjërat sa herë që nuk shkojnë mirë për ne”. “Kemi pasur një sezon me ngritje dhe rënie, ndërsa jemi të vetëdijshëm që takimi kundër Zurichut është i rëndësishëm”, ka thënë Leonardo.