Juve dështon të fitojë

Golashënuesi i vetëm i Juventusit, David Trezeguet. Juventusi nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Torino përballë Bolognas, pasi që ka barazuar me rezultat 1-1.
Bianconerët avancuan me rezultat minimal deri në minutat shtesë të ndeshjes, kur Bologna arriti të shënojë dhe të nxjerrë një pikë të artë nga kjo përballje. Bardhezinjtë i kaloi në epërsi David Trezeguet (24’), ndërsa në minutat shtesë (90’+3), Adailton barazoi rezultatin për mysafirët. Me këtë pikë Juve ngjitet në pozitën e dytë me një pak më pak se Sampdoria që mban vendin e parë dhe një pikë më shumë se Interi që gjendet në të tretin.