Ibrahimovic zëvendësoi Thierry Henryn pas gati gjysmë ore lojë (29’), dhe shënoi pas dhjetë minutash nga aktivizimi i tij. Kjo është ndeshja e pestë radhazi që suedezi shënon për Barcelonën, praktikisht në çdo ndeshje në La Liga. Blaugranët shënuan edhe një gol tjetër në pjesën e dytë, kësaj here me anë të mbrojtësit Gerard Pique, në minutën e 58-të të ndeshjes. Fitorja e barazon Barcelonën me Real Madridin sa i takon pikëve, që të dyja nga 15 pikë, por klubi mbretëror kryeson në tabelës falë diferencës më të mirë të golave.
Home »
» Ibrahimovic vazhdon të shënojë, Barcelona vazhdon të fitojë
Ibrahimovic vazhdon të shënojë, Barcelona vazhdon të fitojë