
Isak Njutoni, sipas asaj çka
është pranuar botërisht, ësh
të fizikani më i famshëm i të
gjitha kohërave. Ai është ati i
padiskutueshëm i optikës moderne,
ose të paktën këtë kemi mësuar
në shkollë përmes teksteve të
mbushura me eksperimentet e tij
me lentet e prizmat, studimet për
natyrën e dritës dhe reflektimin e
saj, apo shpërbërjen e dritës në
shtatë ngjyrat e ylberit. Megjithatë,
e vërteta është në këtë rast në
ngjyrën gri dhe sipas disa zbulimeve
të fundit, sigurisht që Njutoni
në fushën e optikës është i
famshëm, por dijen ai e ka bazuar
në atë të një gjiganti të shkencës
që ka jetuar 700 vjet para tij. Bëhet
fjalë për një shkencëtar të madh e
të denjë të renditet përkrah Njutonit.
Ai ka lindur në vitin 965 në
Irakun e sotëm dhe mbante emrin
al-Hassan Ibn al-Haytham. Pjesa
më e madhe e atyre që jetojnë në
Perëndim nuk ia kanë dëgjuar as
emrin, por për specialistët e fushës
së fizikës ai është një emër i
rëndësishëm, që së fundi ka marrë
një vlerësim të veçantë mes shkencëtarëve
dhe mendimtarëve të
mëdhenj arabë. Sipas asaj çka na
mëson historiografia zyrtare, sigurisht
ajo që merret me shkencën, në
periudhën kohore nga fundi i Greqisë
së Lashtë deri në Epokën e
Rilindjes, nuk pati asnjë lloj zhvillimi
të veçantë në shkencë, apo
ndonjë përparim të dukshëm të
fushave të saj. Por fakti që Evropa
Perëndimore po përjetonte
Epokën e Errësirës nuk do të thotë
se një situatë e tillë ishte edhe gjetkë.
Në fakt, periudha mes shekullit
të 9-të dhe 13-të përbën për shkencën
e vendeve arabe të ashtuquajturën
Epoka e Artë. Përparime
të mëdha e të dukshme u bënë në
shkencën e matematikës, astronomisë,
mjekësisë, fizikës, kimisë e
filozofisë. Mes emrave të shquar të
asaj periudhe është edhe ai i Ibn
al-Haytham. Ai konsiderohet si ati
i metodave moderne shkencore.
Ato kanë të bëjnë me mënyrat e
reja të vrojtimit të fenomeneve,
marrjes së dijes, apo edhe ballafaqimit
e krahasimit të së vjetrës me
të renë bazuar në mbledhjen e informacioneve
më të fundit përmes
vëzhgimit dhe matjes që pasohen
nga formulime e testime të
hipotezave që dalin si pasojë.
Pikërisht këto janë edhe mënyrat
që ne përdorim sot, ndërsa merremi
me shkencë. Ajo çka kemi
mësuar deri më tani është fakti se
metoda të tilla shkencore që përdoren
edhe në ditët tona u konceptuan
dhe e vendosën në shekullin
e 17-të nga Rene Dekart dhe Fransis
Bekon. Për disa shkencëtarë e
studiues të tjerë nuk ka pikë dyshimi
se ato, për së pari, u krijuan dhe
u formëzuan nga vetë Ibn al-Haytham.
Në fakt, duke u nisur nga
premisat e tij, shpesh konsiderohet
si "shkencëtari i parë në botë".
Ai ishte i pari që na ka dhënë një
përshkrim të qartë të mënyrës së
të parit. Provoi, eksperimentalisht,
për shembull, se e ashtuquajtura
teori e emetimit (sipas së cilës drita
del nga sytë tanë dhe ndriçon
objektet që ne shohim) që mendohej
si e saktë nga mendimtarë
të shquar si Platoni, Euklidi dhe
Ptolemeu, ishte një teori e gabuar
dhe se ajo e sakta do të ishte që ne
shohim për shkak të dritës që hyn
nga jashtë në sytë tanë. Kjo është
një teori që ka vlerë edhe sot. Ai
bëri edhe diçka që shkencëtarët
para tij ishin përpjekur ta arrinin,
por pa rezultat dhe kjo ishte përdorimi
i matematikës për të përshkruar
dhe provuar procesin e sipërpërmendur.
Kështu, ai mund të
konsiderohet me plotë gojën si
shkencëtari i parë i fizikës teorike.
Ai është, ndoshta, më i njohuri për
zbulimin e ligjeve të përthyerjes së
dritës. Ibn al-Haytham kreu edhe
eksperimentet e para për shpërbërjen
e dritës në ngjyra të ndryshme
dhe u mor me studimin e
hijeve, ylberit e eklipseve, si dhe
vëzhgoi mënyrën e përthyerjes së
rrezeve të diellit në atmosferën
tonë. Ai bëri edhe një vlerësim
shumë të saktë për dendësinë e
atmosferës dhe lartësinë e saj. Sipas
tij, ajo ishte 100 kilometra.
Sikurse edhe pjesa më e madhe e
shkencëtarëve, edhe Ibn al-Haytham
kishte nevojë që të përqendrohej,
për shumë kohë në dispozicion
dhe izolim, pasi ndryshe nuk
mund të punonte me traktatet
dhe eksperimentet, përfshi edhe
punën e tij të madhe për optikën.
Gjatë jetës së tij ai u burgos në
Egjipt, pasi dështoi në përpjekjen
e zgjidhjes së një problemi për përballimin
e shpërthimit të ujërave
të lumit Nil në sezonin e prurjeve
të mëdha. Kjo detyrë i ishte vënë
nga kalifi i Kajros, i cili në përfundim
e burgosi për mosmarrjen e
rezultateve të duhura. Kur ishte
ende në Basra, Ibn al-Haytham u
shpreh se e dinte zgjidhjen e problemit të përmbytjes së Nilit, por me
të mbërritur në Kajro ai e kuptoi
menjëherë që skema që kishte
konceptuar, pa e parë vetë situatën,
ishte jo e përshtatshme nga
ana praktike. Por në vend që të
probpranonte
gabimin për pakorrektësinë
e llogaritjeve para kalifit të
egër e gjakatar, ai vendosi që të
shtirej si i çmendur për të shmangur
dënimin, gjë që nuk funksionoi
dhe atë e dënuan me arrest shtëpie,
çka në vetvete përbënte
edhe rastin e artë për të qenë i qetë
dhe i vetëm mes librave e eksperimenteve
të tij. Lirimi i tij u bë
vetëm pas vdekjes së kalifit. Pas
kësaj u kthye në Irak, ku hartoi
edhe 100 punime të tjera në lidhje
me tema të ndryshme të matematikës
e fizikës. Punët e këtij shkencëtari
janë të shumta dhe së
fundi janë zbuluar edhe dorëshkrime
të vyera të tij, që duhen studiuar
e përpunuar, por që padyshim
e bëjnë një nga shkencëtarët
e parë dhe më të famshëm të shkencës
së fizikës së të gjitha kohërave.
Ndër to është edhe një
material të cilin duket se shkencëtari
ka zbuluar të ashtuquajturën
mekanika qiellore, që merret me
shpjegimin e orbitave të planetëve.
Pikërisht përmes kësaj metode
dolën në dritë edhe zbulimet
e shkencëtarëve të famshëm evropianë,
duke filluar që nga Galileo
Galilei, Koperniku, Kepleri, apo
Njutoni. Me pak fjalë, fizika aktuale
perëndimore i ka një borxh jashtëzakonisht
të madh arabit që
jetoi 1000 vjet më parë.