| CORRIERE DELLA SERRA |
Pushimet në një ishull të largët mund të jenë një eksperiencë unike dhe perfekte për t’u relaksuar. Rëra e bardhe e butë dhe uji i kaltër shkojnë gjatë darkës me një koktej freskues. Nëse jeni në kërkim të një destinacioni të ri për të kaluar pushimet tuaja të ardhshme ose thjesht dëshironi të çlodheni nga mendimet në plazhet me diell, ja tek janë 6 ishujt perfektë që keni ëndërruar gjithmonë. 1. Kaprera, Sardenjë, Italia Kaprera është një ishull i vogël, pak larg nga brigjet e Sardenjës, në Itali, e njohur tashmë për plazhet e saj të qeta. Emri i ishullit rrjedh nga dhitë e egra që e banojnë. Edhe pse madhësia e tij është rreth 6 milje katrorë, ishulli është deklaruar si park natyral, sepse aty është vendi i shtimit të pulëbardhave, rosave dhe shtegtues të tjerë. Të tjera gjëra që janë të preferuara nga dashamirësit e natyrës është edhe qendra e njohur për velat, si dhe mundësia e vetme për të kaluar natën në një kasolle tipike me shumë komoditete. 2. Santorini, Greqi Santorini është emri i vënë arkipelagut të ishullit vullkanik në Detin Egje. Shkëlqimi fantastik i diellit, plazhet e mëdha, por edhe vullkani aktiv janë vetëm disa nga atraksionet e këtij destinacioni. Ishujt janë ato që kanë ngelur tani më nga shpërthimi vullkanik që e ndau ishullin në shumë pjesë të vogla ishullore. Kjo është e thënë që të jetë frymëzuesi për mitin e Atlantidës. Të jetë si të jetë, ishujt e vegjël kanë një tërheqje me të vërtetë të madhe, mes të cilëve Akrotiri, qyteti minoan i cili daton që prej 3500 vjet më parë, i ruajtur në mënyrë perfekte nga hiri vullkanik. 3. Kokoa Island, Maldive Ishulli tërheqës dhe romantik i vendosur në Atolo të Male Sud në Maldive, aty ku ka rërë të bardhë të pafund dhe ujëra termale, çka e bëjnë një destinacion fantastik për të udhëtuar. Stili i ishullit alla Robinson Kruzo i ka dhënë ishullit disa shtëpiza të vogla tërheqëse, të mobiluara në mënyrë luksoze dhe me tarraca private. Për të patur një relaks total, vizitorët kanë mundësi të shijojnë pishinat me ideoterapi, masazhe dhe trajtime të ndryshme. 4. Kuzine, Seychelles Ishulli Kuzine është një ishull që mbulon një sipërfaqe prej 27 hektarësh, afër ishullit Praslin në Seychelles. Më 1968, ishulli është blerë nga Birdlife Internacional për të shpëtuar speciet e fundit të shpendëve të mbijetuar që quhen ‘warblers’, duke e bërë kështu rezervatin e parë ndërkombëtar. Aty është një popullatë e madhe me kanarina toke, kanarina deti dhe breshka gjigante. Ishulli sjell vetëm 10000 mijë vizitorë çdo vit dhe është i hapur vetëm në ditët e mesjavës. Është impresionues numri i specieve dhe i peizazheve ekzotike që e bëjnë ishullin Kuzine një eksperiencë interesante dhe një udhëtim unik, mbi të gjitha për të dashuruarit pas natyrës. 5. Kapri, Italia E quajtur nga mitologjia greke si ishulli i sirenave, ishulli i Kaprit ka lindur nga fundi i ditëve të Perandorisë Romake. Organizohen festivale të ndryshme arti nga prilli deri në shtator të cilët tërheqin shumë turistë: është gjithashtu, e mundur të shikosh lloje të ndryshme eventesh, nga piktura tek skulptura, nga recitimet tek kërcimet tradicionale. Njëra nga atraksionet më të çmuara është Grotta Azzurra (Shpella e Kaltër), një shpellë e rrethuar nga uji e cila hapet me detin dhe që romakët në ato kohë e përdornin për të bërë banjo. I paharrueshëm për ngjyrat e tij është edhe bari i Kaprit, për të cilin ia vlen barra qeranë për t’u zgjuar në mëngjes. 6. Kauai, Hawai Njëri nga ishujt më antik të Hawait, Kauai është përcaktuar si Kopshti i Ishullit, i njohur për pijet e tij vegjetative të bëra nga bimë tropikale. Erozioni ka krijuar një peizazh mahnitës si për shembull Kanionin e Vajmeas dhe për Brigjet e Na Palit. I krijuar afërsisht 6 milionë vjet më parë, Kauai është shumë i qetë dhe më pak i populluar në krahasim me ishujt e tjerë havajanë. Aty zhvillohen aktivitete të shumta mes të cilave mund të zgjedhësh, golfin, kalërimin dhe sporte të ndryshme ujore. Shumë njerëz i kushtojnë më shumë kohë eksplorimit të peizazhit dhe vendeve atraktive. |
Home »
» Gjashtë ishujt më të bukur në botë





