Dhjetë muret më të famshme në botë

Monumentet në gurë që janë kthyer në qendrat më të famshme turistike
Në nëntor shënohet 20-vjetori i rënies së Murit të Berlinit. Ai u ndërtua për të mos lejuar gjermanët e Berlinit lindor të kalonin në pjesën perëndimore dhe konsiderohet si muri më i lig i botës, i cili ishte simbol i shtypjes së komunizmit.

Qëllimi real ishte të mbante njerëzit e ndarë. Por sot, ky mur është një prej vendeve turistike më të vizituara në Gjermani. Për 28 vjet (1196101989) kjo ngrehinë kërcënuese betoni ka qenë një mishërim i betonuar i perdes së hekurt të Luftës së Ftohtë. Gurët shënojnë pjesën më të madhe të murit dhe kanë mbetur në formë trage që ndërmjet qytetit, dikur të ndarë, në mënyrë që vizitorët të ecin në këmbë, biçikletë apo me autobus. Turistët britanikë në shekullin e 19-të i dhanë Murit të Perëndimit në Jeruzalem, kur u kthyen në shtëpi dhe e përshkruan si “vendi i vajtimit të hebrenjve”, ku vaji për shkatërrimin e tempullit hebre mund të dëgjohet dhe sot. Muri është gjithashtu vend i shenjtë dhe myslimanët, të cilët e njohin atë si al-Burak dhe besohet se ka qenë vendi, ku Muhamedi mbante kalin e tij legjendar, Buraq. Perandori romak, Adriani urdhëroi ndërtimin e murit që tani mban emrin e tij. Ky mur që duhej të shërbente si pengesë, për të ndalur armikun zgjatet në mes detit të Veriut dhe detit irlandez. Dikur, ky mur shënonte kufirin më verior të perandorisë romake. Vizitorët e eksplorojnë murin me biçikleta në ditët e sotme. Muri i Madh shtrihet më shumë se 5 mijë kilometra përmes veriut të Kinës. Muri përbëhet nga gurë, tulla dhe fortesa të ndërtuara për të mbrojtur Kinën nga pushtimi barbar. Ndërtimi nisi gjatë dinastisë Qin dhe vazhdoi për më shumë se 17 shekujt. Pjesa më e vizituar është ajo e murit në verilindje të Pekinit, e cila ka qenë pjesë e pistës, ku janë bërë garat me biçikleta në lojërat e 2008-ës. Muri i trashë i kuq përreth fortesës së Kremlinit ka simbolizuar forcën ruse, për më shumë se 700 vjet. Brenda tij janë 20 kulla dhe ndahet nga katër porta mesjetare. Muri zgjatet rreth 3 kilometra në formë trekëndëshi, ndërmjet lumit të Moskës dhe sheshit të Kuq. Kozmonautë të famshëm, gjeneralë, shkencëtarë dhe liderë kombëtarë janë ata që janë varrosur në varrezën e murit. Muri i tmerrshëm i kafkave ndan një platformë të ceremonive Maja, ku kokat e viktimave të sakrifikuara vendoseshin për t’u parë nga publiku. Muri është i dekoruar me qindra relike kafkash që kanë përmasa reale, si dhe piktura të njerëzve që sakrifikohen. Në mur gjenden gjithashtu pamje të shqiponjave që hanë zemrat e njerëzve. Muret janë gjithçka ka mbetur nga tempulli i shekullit të 12-të që ka mbajtur emrin arabik, Medinet Habu. Një nga monumentet më mbresëlënëse dhe më të famshme të Egjiptit të lashtë, ky tempull shtrihet që nga Nili e deri në bregun perëndimor të Luksorit. Muret janë krejtësisht të dekoruara, duke përfshirë edhe humbjen detare të Egjiptit. Monstra e gjelbër është një prej mureve më të famshme në sport. Ai ndodhet në parkun “Fenway” në Boston dhe është sfidë për skuadrën vendase “Red Sox”, si dhe për lojtarët vizitorë. Muri origjinal u ngrit në vitin 1912 dhe u rindërtua sërish pasi një zjarr shkatërroi gjithë stadiumin në vitin 1934.

Muri i Berlinit, Gjermani
Për 28 vjet (1196101989) kjo ngrehinë kërcënuese betoni ka qenë një mishërim i betonuar i perdes së hekurt të Luftës së Ftohtë. Gurët shënojnë pjesën më të madhe të murit dhe kanë mbetur në formë trage që ndërmjet qytetit, dikur të ndarë, në mënyrë që vizitorët të ecin në këmbë, biçikletë apo me autobus.

Muri i Perëndimit, Jeruzalem
Turistët britanikë në shekullin e 19-të i dhanë Murit të Perëndimit në Jeruzalem, kur u kthyen në shtëpi dhe e përshkruan si “vendi i vajtimit të hebrenjve”, ku vaji për shkatërrimin e tempullit hebre mund të dëgjohet dhe sot. Muri është gjithashtu vend i shenjtë dhe myslimanët, të cilët e njohin atë si al-Burak dhe besohet se ka qenë vendi, ku Muhamedi mbante kalin e tij legjendar, Buraq.

Muri i Adrianit, Angli
Perandori romak, Adriani urdhëroi ndërtimin e murit që tani mban emrin e tij. Ky mur që duhej të shërbente si pengesë, për të ndalur armikun zgjatet në mes detit të Veriut dhe detit irlandez. Dikur, ky mur shënonte kufirin më verior të perandorisë romake. Vizitorët e eksplorojnë murin me biçikleta në ditët e sotme.

Muri i Madh i Kinës
Muri i Madh shtrihet më shumë se 5 mijë kilometra përmes veriut të Kinës. Muri përbëhet nga gurë, tulla dhe fortesa të ndërtuara për të mbrojtur Kinën nga pushtimi barbar. Ndërtimi nisi gjatë dinastisë Qin dhe vazhdoi për më shumë se 17 shekujt. Pjesa më e vizituar është ajo e murit në verilindje të Pekinit, e cila ka qenë pjesë e pistës, ku janë bërë garat me biçikleta në lojërat e 2008-ës.

Muri i Veteraneve te Vietnamit, SHBA
Ky memorial graniti i zi nderon gratë dhe burrat amerikanë që kanë rënë në Indokinë, ndërmjet viteve 1959-1975. I projektuar nga studentja e universitetit “Yale”, Maya Lin ai përfundoi në vitin 1982. Në mur janë gdhendur emrat e 58,260 amerikanëve, të vrarë ose të humbur në luftime. Mendohet se rreth 2.5 milionë njerëz e vizitojnë murin çdo vit.

Muri i Kremlinit, Rusi
Muri i trashë i kuq përreth fortesës së Kremlinit ka simbolizuar forcën ruse, për më shumë se 700 vjet. Brenda tij janë 20 kulla dhe ndahet nga katër porta mesjetare. Muri zgjatet rreth 3 kilometra në formë trekëndëshi, ndërmjet lumit të Moskës dhe sheshit të Kuq. Kozmonautë të famshëm, gjeneralë, shkencëtarë dhe liderë kombëtarë janë ata që janë varrosur në varrezën e murit.

Muri i kafkave, Meksikë
Muri i tmerrshëm i kafkave ndan një platformë të ceremonive Maja, ku kokat e viktimave të sakrifikuara vendoseshin për t’u parë nga publiku. Muri është i dekoruar me qindra relike kafkash që kanë përmasa reale, si dhe piktura të njerëzve që sakrifikohen. Në mur gjenden gjithashtu pamje të shqiponjave që hanë zemrat e njerëzve.

Medinet Habu, Egjipt
Muret janë gjithçka ka mbetur nga tempulli i shekullit të 12-të që ka mbajtur emrin arabik, Medinet Habu. Një nga monumentet më mbresëlënëse dhe më të famshme të Egjiptit të lashtë, ky tempull shtrihet që nga Nili e deri në bregun perëndimor të Luksorit. Muret janë krejtësisht të dekoruara, duke përfshirë edhe humbjen detare të Egjiptit.

Darka e fundit, Itali
Muri i pasim i sallës së ngrënies në një manastir milanez, është i dekoruar me një prej afreskeve më të famshme të qytetërimit perëndimor. Bëhet fjalë për veprën e famshme të da Vinci-t, “Darka e fundit”. Piktura ka përfunduar në vitin 1489 dhe i ka shpëtuar për mrekulli shkatërrimit në vitin 1943, kur pjesa më e madhe e kuvendit u shkatërrua nga bombardimi.

Monstra e gjelbër, SHBA
Monstra e gjelbër është një prej mureve më të famshme në sport. Ai ndodhet në parkun “Fenway” në Boston dhe është sfidë për skuadrën vendase “Red Sox”, si dhe për lojtarët vizitorë. Muri origjinal u ngrit në vitin 1912 dhe u rindërtua sërish pasi një zjarr shkatërroi gjithë stadiumin në vitin 1934.