Cassano: Ëndërroj Botërorin, por mos e shqetësoni Lippin

Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, vazhdon të ëndërrojë që të luajë në Kampionatin e ardhshëm Botëror, edhe pse Marcello Lippi ende nuk e ka ndërmend që ta ftojë në përfaqësuesen e Italisë.
“Kampionati Botëror është ëndrra ime, mirëpo shtypi duhet ta lë Lippin të qetë”. “Nuk jam dëgjuar me të që nga para Kampionatit Botëror 2006. Ajo që mua më intereson është se jam në dispozicion 100%, mirëpo në Itali është vështirë t’i largosh etiketimet. Tash, në fakt unë jam bërë shumë i butë”. “Lippi është një person inteligjent dhe e di se ai nuk ndikohet nga askush”, ka thënë Cassano në një intervistë për Tg1.