“Jam i lumtur që mund t’ju informoj se Real Madridi do ta ketë partner kompaninë Bwin edhe për tri vite të tjera”, ka thënë presidenti i klubit mbretëror Florentino Perez. “Bwin është një partner besnik, i cili e kupton sportin, veçanërisht futbollin dhe din të bëjë përfitime nga emocionet të cilat i gjeneron Real Madridi nëpër botë”. Bwin për herë të parë u paraqit në fanellën e Real Madridit në fillim të sezonit 2007-2008. Besohet se bastorja online do të ndajë rreth 23 milionë euro në vit për logon e cila do të qëndrojë në fanellën e Realit, ose rreth 6 milionë më shumë se vitet e kaluara.
Home »
» Bwin rinovon marrëveshjen me Realin
Bwin rinovon marrëveshjen me Realin