Arbën XHAFERRI - LILI I SHQETËSON TË SHQETËSUESHMIT



Pas dështimit të shteteve totalitare dhe me demokratizimin e tyre, u hap një mundësi e re për shprehje të lirë të men-dimit. Koha e re nxori në shesh shumë gazetarë, opinionistë, analistë të rinj që informonin opinionin sipas aftësive dhe përcaktimeve të tyre në shoqëri. Mirëpo, siç ndodh gjithnjë, këto analiza shpesh herë ishin fryt i imagjinatës së tyre, ose në versionet e skajshme, fryt i interesave të tyre konkrete. Edhe gazetaria, ngjashëm me kategoritë e tjera profesionale publike, treguan dobësi ndaj korrupsionit.

Gazetaria e periudhës së shprehjes së lirë sot e gjithë ditën vuan nga mungesa e hulumtimit të njëmendët të temës që trajtohet, nga zëvendësimi i hulumtimit me imagjinatë, si dhe nga mundësia joshëse e korruptimit. Shumë analistë, në fakt, nuk janë të tillë. Ata realisht janë njerëz që dinë të shkruajnë në mënyrë të logjikshme, të ndërtojnë argumentin në mënyrë formale, por u mungon verifikimi i premisave kryesore.

Natyrisht, në mesin e tyre ka analistë, opinionistë të racës që me guxim dhe në vazhdimësi i analizojnë fenomenet, proceset dhe shka-rjet e ndryshme nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara. Njëri nga ata është edhe Ylber Lili, i cili në një kohë të gjatë me guxim analizon zhvillimin e procesit politik e shoqëror të Maqedonisë në tërësi. Ai si në kohët e dikurshme me analizat e veta, me siguri i shqetëson të shqe-tësueshmit. Për këtë guxim ai, madje u stolis me akuzën e personit të padëshirueshëm për Maqedoninë, pa asnjë argument, madje pa proce-durë gjyqësore.

Në librin e tij analitik, por edhe me tharm publicistik,”Maqe-donia në darën e krizave”, jepen argumente të detajuara që shpjegojnë ngecjet në ndërtimin e shtetit multietnik mbi baza demokratike dhe li-gjore. Pa dyshim se rëndësia e këtij libri konsiston në ndriçimin e shumë fakteve qysh prej pavarësimit të Maqedonisë dhe deri më tani.

Në analizat e tij, ai arrin ta shohë malin përmes drunjve, pra të ofrojë sintezën e të gjitha dukurive që shfaqen në këtë shtet të brishtë. Gjithashtu ai prek temën kryesore të shteteve multietnike që vuajnë nga sindroma e njëjtë: pamundësia e ndërtimit të shtetit mbi premisat e reja.

Ylber Lili, në cilësinë e gazetarit dhe të ligjëruesit universitar, në thelb prek dy tema që vështirësojnë shtetformimin në Maqedoni. Te-ma e parë ka të bëjë me raportet ndëretnike, kontekstet historike, kon-ceptin e shtetit etnocentrik, përkatësisht me zvarritjet në procesin e zgj-idhjes së çështjes shqiptare. Krahas objektit të parë të analizës së tij, pra të Maqedonisë në tërësi, ai e skenon edhe subjektin politik shqiptar që shpeshherë tregon shenja brengosëse të oportunizmit.

Të hapësh këto tema si gazetar që është shtetas i një shteti të huaj, lyp guxim profesional, dije, si dhe këmbëngulësi. Pa dyshim Ylber Lili i ka të gjitha këto veti. Ai regjistron, analizon, paralajmëron dhe shpeshherë ofron zgjidhje.

Gjithashtu, analizat e tij të thukëta, të ndërtuara mbi premisat e analizuara dhe të verifikuara drejtpërdrejt bëjnë autopsinë e politikës maqedonase, të përshkruara me mite, pretendime megalomane, jo reale, me tendenca të vazhdueshme dhe të pasuksesshme që mëtojnë t’i mar-gjinalizojnë shqiptarët.

Pas leximit të librit “Maqedonia në darën e krizave” do ta keni më të qartë se çfarë po ndodh realisht në këtë shtet që lehtë e fitoi pavarësinë, por vështirë do ta mbajë atë.

E përbashkëta e gjithë këtyre shkrimeve është porosia, në thelb dashamirëse, se ndërtimi i shtetit multietnik në mënyrë brengosëse sa vjen dhe po zvetënohet.


Related Posts: