28-vjeçari Alonso ka nënshkruar kontratë trevjeçare me “Kokëkuqen” dhe së bashku me Felipe Masën, do ta përbëjnë dyshen e Ferrarit në edicionin e ri. Ngasës rezervë do të jetë Xhankarlo Fizikella. Kësisoj, largimi i Kimi Raikonenit nga Ferrari tashmë është çështje e kryer, kurse skuadra e tij e re parashikohet të jetë Meklareni. "Me një mirëkuptim të dyanshëm kemi arritur marrëveshje për të shkëputur kontratën e vlefshme me Ferrarin një vit para skadimit. Jam shumë i pikëlluar që do të lë një skuadër, me të cilën kam kaluar tri vite fantastike, gjatë të cilës periudhë kam fituar shumë gara", ka theksuar Raikonen. Ndërkohë vendin e zbrazët në Renault, pritet që ta plotësojë polaku, Robert Kubica, që momentalisht është ngasës i BMW Sauberit. Spekulohet se paga vjetore e Alonsos te Ferrari do të kap shifrën prej 19 deri në 25 milionë euro. Bosi i Ferrarit, Stefano Domenikali ka pohuar se Alonso zotëron një ‘talent mahnitës’, derisa Raikonenin e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë për skuadrën, veçmas për titullin e fituar në edicionin e tij të parë në Marenelo, në vitin 2007. Alonso ka debutuar në garat e Formulës 1 në vitin 2001, në skuadrën e Minardit, kurse nga viti 2003 ka vozitur për skuadrën e Renaultit, me një ndërprerje të shkurt në vitin 2007 kur ishte pjesë e Meklarenit.
Home »
» Alonso zyrtarisht pjesë e Ferrarit





