Reagan & Thatcher. Një martesë politike


Një intervistë me biografin e dy prej figurave më të shquara të shekulit të 20. Njëri president i SHBA, ndërsa tjetra kryeministre e Britanisë në fundin e Luftës së Ftohtë

Jamie Glazov

Nikolas Uapshot, është një prej redaktorëve kryesorë të The New York Sun dhe ish kreu i zyrës së New Yorkut për gazetën Tmes të Londrës. Më parë, ai ka qenë kryeredaktor i The Saturday Times dhe krijues i Revistës The Times. Si redaktor politik i The Observer, Uapshot ka mbuluar vitet e fundit në detyrë të Margaret Thatcherit si dhe ka shkruajtur një biografi të saj. Uapshot është autor i librit "Ronald Reagan dhe Margaret Thatcher: NJë martesë politike".

- Çfarë ju frymëzoi për të shkruajtur këtë libër?

Unë jam gazetar dhe biograf. Kjo do të jetë jeta ime e gjashtë. Dhe ajo që kërkoja, ishte një histori e madhe pë rt'u rrëfyer. Kam shkruajtur një biografi të Margaret Thatcherit kur kam qenë redaktor në London Times. Pas kalimit tek The Observer ku u bëra redaktor politik, kjo nënkuptonte në fakt vizitimin pothuajse përditë të zyrës së Margaret Thatcherit, si dhe kisha të rezervuar vendin tim në parlament, aty ku e kam parë "të fusë në xhep" disa herë kundërshtarët e saj liberalë. Udhëtova me të në vizitat jashtë vendit. Njoh shumë mirë atë dhe të gjithë thatcheristët. Kam shkruajtur me mijëra fjalë për të dhe kam patur një vend në radhën e parë në cdo gëj që ajo bënte, përfshirë vrasjen politike të saj. Ishin kohëra të vrullshme. Sigurisht, e dija mirë që ajo dhe Reagan kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe se askush nuk e kish prekur këtë temë në 25 vite. Mendova se do të ishte gjë e mirë ta bëja unë. Ajo cfarë u befasova kur e zbulova nga letërkëmbimi mes të dyve, si dhe zbardhja e bisedave të tyre telefonike, ishte se, ashtu si në cdo martesë, ka patur shpesh një dallim shumë të madh mes unitetit që ky cift shfaqte në publik dhe mosmarrëveshjet që ata kishin pothuajse për cdo cështje në prapaskena. Për mua ishte një zbulim - dhe imagjinoni, unë që mendoja se dija gjithcka rreth tyre.

- Na flisni më shumë për pajtueshmërinë mes Reaganit dhe Thatcherit si dhe ideologjinë që solli martesën e tyre politike.

Kur u takuan për herë të parë në vitin 1975, Regan ishte 65 vjec dhe Thatcher 50. Ishin në prag të atij që do të shndërrohej në një prej bashkëpunimeve politikë më të suksesshëm në hsitorinë e gjatë të marrëdhënieve mes Amerikës dhe Britanisë. Ishte pothuajse po aq e ngushtë, sa marëdhënia mes Franklin Rooseveltit dhe Ëinston Churchillit. Ai takim i parë ishte pak a shumë i ngjashëm me atë takim të famshëm mes Dr. Livingstone dhe H.M.Stanley. Parë në retrospektivë, ai mund të konsiderohet si një prej takimeve më të rëndësishëm të kohëve moderne.

Që në fillim, ata nisën të përfundojnë fjalitë e njëri-tjetrit. Takimi duhej të zgjaste afro 15 minuta dhe zgjati më shumë se një orë. U desh ndërhyrja e ndihmësve të Thatcher që të ndaheshin. Një prej shefave të zyrës së shtypit të Reaganit tha se u desh një qysqi që t'i ndante. Që të dy e konsideronin veten politikanë me bindje, që do të thoshte se kishin krijuar besimet e trye përmes edukimit dhe përvojës personale. Mendimi i praktik i kish cuar drejt ideologjisë së përbashkët, dhe jo librat apo teoricienët politikë. Kjo nuk do të thotë se ata nuk kishin leuar të githë librat kryesorë konservatorë, si për shembull "Rruga drejt robërisë" të Friedrich Hayek si dhe Milton Friedmanin, por se ata i kishin lexuar pasi kishin mbërritur në përfundime të ngjashëm pa patur nevojë për ndihmë. Teoria thjeshtë u bënte jehonë atyre që ata besonin. Dhe ata kishin përftuar pikëpamjet e trye thuajse identike përmes familjeve të tyre, kishave si dhe përvojës në jetë dhe qeverisje.

- Reagan dhe Thatcher ishin lindur një oqean dhe pothuajse një brez larg. Si ka mundësi që u shndërruan në shpirtëra politikë binjakë?

Pajtueshmëria mes të dyve ishte sidomos pasojë e jetëve të tyre familjare. Për ta, familja ishte nëjsia më e rëndësishme. Ndonëse babai i Reagan, Jack kish qenë një i alkoolizuar, Reagan mbeti shumë krenar për të dhe familjen e tij dhe përkushtimi ndaj tyre mbeti i paprekur. Në fakt, kur Reagan u bë i suksesshëm në Hollyëood, ai dhe i ati bashkë me të ëmën, Nelle, si dhe i vëllai, Neil u bashkuan me të në Los Angeles. Jack Reagan u punësua nga Rondald që t'u përgjigjej të gjithë letrave të fansave të tij. Edhe Thatcher gëzonte një jetë familjare shumë të ngrohtë. Ajo jetonte mbi dyqanin e të atit në Grantham, një qytet i vogël hekurudhor në Lincolnshire. Ashtu si Reagan, ajo pati një jetë modeste por shumë familjare.

Bashkë me modestinë e jetëve të tyre, ata ndanin një kuptim të thellë të mënyrës se si funksionon tregu, duke qenë se baballarët e të dyve - Jack Reagan dhe Alf Roberts - punonin pikërisht në skajin e tregut të lirë në shitjet me pakicë. Në moshë të re, Margaret punonte në dyqan dhe kjo e bëri të konkludojë se mekanizmi i tregut kish ndershmëri dhe meritë, dick që njerëzit e krahut të majtë nuk e besonin. Partia Laburiste mendonte se tregu ishte plot të meta dhe shpesh herë i pamëshirshëm dhe se mund të ndreqej dhe bëhej më i drejtë vetëm përmes ndërhyrjes. Edhe Reagan kish një baba që kish qenë tregtar, dikur shiste këpucë në disa qytete të vegjël në Illinois.

Në Hollywood, Reagan mëso për të këqiat e komunizmit, ndonëse jo në mënyrën e Joe McCarthy. Ai nuk besonte se komunistët po përpiqeshin t'i shpëlanin trurin kombit përmes filmave. Por ai shihte komunistët në punë në organizatat dhe sindikatat ku merrte pjesë. Komunistët kishin takime, para mbledhjeve, manipulonin axhendat, qëndronin edhe pasi gjithë të tjerët kishin ikur. NJë sjellje kjo që ofendonte ndjenjën e fair play-t që mbizotëronte tek Reagan. Dhe në shërbimin e tij në kohë lufte, kur zhvilloi filma rekrutimi si dhe filma stërvitorë për pilotë që bombardonin Tokion, ai bloi se sa herë që qeveria angazhohej në dicka të përmasave të mëdha, kishte gjithnkë shpërdorime. Ai habitej vecanërisht nga fakti që në kohë lufte, kur forcat në terren ishin të pamjaftueshme, burokracia vazhdonte të zgjerohej. Ishte një leksion për qeverinë e madhe që ai nuk e harroi asnjëherë.

Të dy mësuan edhe nga eksperiencat e trye në qeverisje. Gjatë dy mandateve të Reaganit si guvernator i Kalifornisë, ai pati mundësinë të "stërvitej" për politikat që do të zbatonte kur të zgjidhej president. Në nive kombëtar, Regan mendoi se Niksoni gabboi kur pas rritjes së cmimeve të naftës në fillimin e viteve shtatëdhjetë, ai vendosi kontrolle mbi cmimet. Përtej Atlantikut, Margaret Thatcher u befasua dhe irritua njësoj kur kryeinistri Ted Heath vendosi kontrolle mbi cmimet dhe të ardhurat.

Deri në mesin e viteve shtatëdhjetë, kur u takuan për herë ta parë, ata kishin mësuar shumë leksione të njëjtë nga përvojat e tyre. Mjerisht, nuk pati mbajtës protokolli në takim, pasi ai ishte një prej takimeve më të rëndësishëm të lëvizjeve moderne konservatore.

- A mund të flisni pak për miqësinë e madhe personale që fshihej pas partneritetit politik shumë efikas? Përse ishin shumë të afërt? Cilat ishin dallimet mes tyre? Si përballeshin me njëri-tjetrin?

Ndonëse mendonin njësoj, ata ishin karaktere shumë, shumë të ndryshëm. Sic e dini, disa prej martesave më të suksesshme përbëhen nga karaktere të ndryshëm. Reagan e Thatcher ishin identikë, por edhe shumë të ndryshëm. Reagan ishte një lider, Atij i pëlqente të paraqiste rregullat që kabineti i tij duhej të ndiqte dhe më pas ua linte atyre të punonin. Thatcher ishte e kundërta. Jo e kish të vështirë të delegonte dhe ishte gjithnjë në ndjekje të ministrave të saj. Ajo nuk u besonte atyre që ta ndiqnin. Madje, ajo i tha një herë Nigel Laësonit, kancelarit të saj më të suksesshëm, se kish ardhur koha që të shkonte të qethej. Ndoshta kjo nuk ishte mënyra më e mrië për të fituar miq dhe ndikuar tek njerëzit.

Pasi kuptuan që ishin të ngjashëm, Reagan dhe Thatcher iu vnë punës për të siguruar që miqësia e tyre do të funksiononte. NJë element i rëndësishëm ishte se ata të dy e konsideronin vetvete të huaj. Reagan, nga Kalifornia, ishte shumë jashtë estavlishmentit veri lindor republikan nga i cili ka prejardhjen familja Bush. Dhe mosha e distanconte atë nga pjesa tjetër e kabinetit. Ai ishte nj brez i tërë më i vjetër se të tjerët, që me dashuri e thërrisnin "Plakushi". Edhe Thatcher ishte një e huaj. Si vajza e një dyqanxhiu në nëj parti të dominuar tradicionalisht nga pronarë tokash të pasur, aristokratë ajo u mor në mbrojtje por u nënvlerësua nga garda e vjetër.Bashkë me mungesën e tokave, kuajve, pikturave të vjetra dhe shtëpive në fshat, ajo nuk kish trashëguar nocionet e tyre aristokratike për detyrimet ndaj atyre që janë me më pak fat. Kështu që, këta dy "të huaj" gjetën një tjetër lidhje që i bashkonte.

Ata të dy kishin sfiduar mendimin mbizotërues në partitë e tyre se e majta duhej trajtuar dhe iu vunë një kursi vetëm në të djathtë. Dhe kur të dy morën celësat e qeverisjes, kuptuan se shumë pak kishin mbetur me të cilët mund të flisnin. Shumica e udhëheqësve të tjerë botërorë ishin nga e mjta, ose ishin dyshues ndaj tyre. U bënë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.

- Si e ndryshuan tablonë politike këta dy udhëheqës?

Kjo është një pyetje e shkurtër që meriton një përgjigje shumë të gjatë. Ata ishin të dy të "huaj" të cilët qëllimisht zhvendosën partitë e tyre disa gradë në të djathtë. Ata ishin të vendosur t'u ofronin votuesve një zgjedhje, kështu që në vend të dy partive konsensuale pothuajse identike, ata vendosën të vendosin ujë të pastër e të kristaltë në mes tyre dhe kundërshtarëve të tyre.

Ata ndryshuan qendrën e gravitetit të politikës, dhe jo vetëm për partitë e tyre. Ata ndryshuan edhe kundërshtarët e tyre. "Demokratët e rinj" të Klintonit ishin një pranim i faktit që panorama politike nuk do të ishte më kurrë e njëjta pas Reaganit. Dhe ai jo vetë që la të paprekura shumicën e reformave të Reaganit, por ndoqi gjurmët e tij në politika si tregtia e lirë, përgjegjësia fiskale, ekuilibrimi i shpenzimeve publike me taksimin si dhe reforma sociale. Demoratët e etur për rikthimin e Bill Klintonit rrallë i përmendin këto gjëra.

E njëjta gjë është e vërtetë në Britani, ku Toni Blair e konsideronte vetveten një Thatcherist dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të zhbërë arritjet e saj. Edhe Gordon Broën e ka përshkruar vetveten si një Thatcherist dhe jo më larg se para pak kohësh e mirëpriti Lady Thatcherin për një caj në Doëning Street. Ishte ndoshta domethënës fakti që, për herë të parë në publik ajo u shfaq me fustan ngjyrë të kuqe të shndritshme, ngjyra e Partisë Laburiste. Duket se Lady T nuk bie dakord me liderët konservatorë tashmë. Por sic thonë gjithmonë parlamentarët, kundërshtarët ulen në bangat përballë, ndërsa armiqtë prapa teje.

Ç'është më e rëndësishmja, ata të dy e kishin kapur narrativën kombëtare dhe u shpjeguan kombeve të tyre se ku ishin, si dhe u parastronin një drejtim të qartë se ku duhej të drejtoheshin. Pas viteve të zymtë e ligështues të Richard Nixonit, Gerald Fordit dhe Jimmy Carterit, i cili pranoi se Amerika kish ngecur në një "pafuqi kombëtare", Reagan ofroi një alternativë optimiste. NJë pjesë e madhe vinte për shkak të natyrës së tij të qeshur. Ai ishte një karakter i butë dhe i qeshur që shihte gjithmonë anën pozitive. Cdo fjalim e niste me një shaka apo anektodë për të qeshur. Ishte në gjendje të spastronte gjërat negative që kishin lënë pas paraardhësit e tij dhe t'i zëvendësonte me një Amerikë që ai vetë e quante "një qytet i shndritshëm mbi kodër". Ai e pranonte se Amerika i ka themelet në një të tillë optimizëm. Të gjithë janë imigrantë apo me prejardhje imigrantësh, dhe të gjithë kanë ardhur në Amerikë për një jetë më të mirë. Të gjithëve na pëlqen të ecim përpara, drejt kohërave më të suksesshme. Reagan e kuptoi këtë dimension thelbësor të karakterit kombëtar amerikan. Edhe Thatcher ndryshoi mënyrën se si britanikët e shohin vetveten. Pas disa vitesh rënie, keqmenaxhii ekonomik, si dhe grevash të dëmshme e të papërgjegjshme të unioneve, ajo premtoio se do të bënte ndryshimet e domosdoshëm, sado jopopullore të ishin dhe pati sukses. Dean Acheson ka thënë dikur se Britania ishte një komb që kish humbur një perandori, por që ende nuk kishte gjetur një rol. Pas triumfit në rimarrjen e ishujve Falkland nga pushtuesit argjentinas, Thatcher i ndërroi krejt kursin vendit të saj, duke i risjellë atij krenarinë në historinë e tij si dhe shpresën për të ardhmen. Politika ka të bëjë me perceptimin dhe të dy këta udhëheqës dryshuan mënyrën se si vendet e tyre mendonin për vetveten. Eshtë një aftësi për t'u patur zili, që shumë pak udhëheqës e zotërojnë.

Le të mos përmendim një pjesë të gjërave më të zakonta, i ulja e taksave për të rritur stimujt, përgjegjësia fiskale, tregtia e lirë dhe i gjithë monetarizmi, zvogëlimi i rolit të qeverisë në jetët e njerëzve, sepse do të duheshin shumë radhë. Le të themi vetëm që axhendat e trye të brendshme, ndonëse shpesh të errësuara prej arritjeve të tyre të mëdha në politikëne jashtme, ishin gjithashtu radikale dhe efikase.

- Kjo është në fund të fundit një aleancë që solli fitoren e Luftës së Ftohtë. Mund të na flisni për rolin e Reagan dhe Thatcher në shembjen e Perandorisë së të Keqes?

Efekti i tyre kryesor dhe kohëgjatë mbi botën ishte sigurisht mënyra se si konfrontuan tiranët që udhëhiqnin Bashkimin Sovjetik. Ata vendosën se Lufta e Ftohtë duhej fituar dhe jo negociuar, dhe se një reagim i fuqishëm ndaj komunistëve me rritje të shpenzimeve ushtarake do të nxirrte zbuluar bllofin e tyre. Ata ndoshta nuk e kishin kuptuar se Bashkimi Sovjetik kish filluar të shembej dhe ishte në prag të kolapsit. Pas më shumë se 70 vite paaftësia ekonomike spektakolare dhe qasjen e pamëshirshme, indiferente dhe shpesh here vrastare ndaj popullit të tyre, parada e pleqve tasmë tetëdhjetëvjecarë që drejtonin me radhë Bashkimin Sovjetik për disa muaj para se të vdisnin ishte në fund.

Dhe nuk duhet të harrojmë qindra mijëra disidentët kurajozë në Rusi, por më e rëndësishmja në Poloni, Cekosllovaki, Hungari dhe satelitë të tjerë në Evropën Lindorë, të cilët sfiduan padronët e trye politikë dhe qëndruan përpara tankeve sovjetikë në vend që të pranonin një jetë në robëri. Të gjithë luajtën rolin e tyre, sidomos heronj si Lech Ëalesa në Poloni dhe Vaslav Havel në Cekosllovaki.

Por nëse Bashkimi Sovjetik po lëkundej, dhe do të mjaftonte vetëm një shtytje për ta shembur, gjithësesi Reagan dhe Thatcher ishin liderët që vendosën se kish ardhru koha për t'iu thnë komunistëve se koha e tyre kish përfunduar. Angazhimi i tyre i kujdesshëm me Mikhail Gorbacovin - të cilin Thatcher r studioi mirë e mirë përpara se t'i thoshte Reaganit "ky është një njeri me të cilin mund të punohet" - siguroi një fund paqësor të komunizmit. Do të ishte e lehtë të imagjinonim rrethana të tjera me liderë të tjerë në të cilat kjo tragjedi e madhe evropiane do të ëprfundonte me gjakderdhje dhe jetë të këputura në mes. Thatcher dhe Reagan na shpëtuan nga e gjithë kjo.

- A duhet që liberalt të jenë të interesuar për këta dy konservatorë? Përse?

Cdokush që është i interesuar për politikë të cdo lloji do të bënte mirë të zbulonte përse dhe si këto dy figura gjignde u bënë reformatorë kaq kompetentë dhe gjigantë në skenën botërore.

Duhet të jesh një liberal me vetëknaqësi shumë të madhe - dhe ndoshta aspak liberal, në kuptimin britanik të fjalës - nëse thjeshtë për faktënq ë ata janë konservatorë, nuk merr mundimin të lexosh historitë e jashtëzakonshme të dy njerëzve që sollëna të që shumë amerikanë e quajnë sot epoka e artë - dhe që shumë konservatorë e konsiderojnë epokën e artë të konservatorizmit.

Parë thjeshtë si një copëz historie, është shumë e rrallë të bëhesh dëshmitar nga afër i mënyrës se si dy liderë botërorë punuan kaq ngushtë dhe me kaq efikasitet së bashku. Nëse je i interesuar, për shembull, për suksesin e Bill Klintonit, duhet të dish se e kuptoi se bota kish dnryshuar në mënyrë radikale nga Reagan dhe Thatcher dhe se ai mësoi të jetojë në ato kushte e rrethana.

Po kështu, ata që admirojnë Blairin dhe Broënin, duhet të interesohen për ndikimin e thellë që Reagan dhe Thatcher kanë patur mbi ta. Eshtë fakt se ata patën sukses atje ku të tjerë dështuan për të ndryshuar botën. Nëse ke për qëllim të ndryshosh botën, atëherë ka shumë mësime për të nxjerrë prej Ronald Reaganit dhe Margaret Thatcherit.

Të dy bashkë bënë epokë

Përpara se Margaret Thatcheri të bëhej kryeministre, Britania dukej e destinuar të zhytej në një periudhë të vështirë e të përfundonte në një republikë bananesh, vetëm pa banane. Thatcherizmi e përmbysi gjithë këtë dhe bëri sërish krenarë britanikët pë vendin e tyre. Dhe përpara se Ronald Reagani të bëhej president, Shtetet e Bashkuara besohej gjerësisht se kishin rënë tashmë prapa Japonisë e Evropës, e madje edhe prapa BRSS. Megjithatë, nën udhëheqjen e Reaganit në vitet tetëdhjetë, Amerika rifitoi vitalitetine saj dhe krijoi 20 milionë vende të reja pune. Kështu që kur flitet për Thatcherzmin, duhet të flitet patjetër edhe për Reaganizmin. Të dy bashkë, ata dominuan një epokë.

Efekti i bashkuar i fuqisë së rigjetur të Amerikës dhe shembullit britanik të sprapsjes me sukses të socializmit coi në shembjen e komunizmit. Ekonomia e tregut u shndërrua në paradigmë dominuese në të gjithë botën

Disa njerë argumentojnë se tani që të dy udhëheqësit nuk janë më dhe kur sfidat që ata përbalën janë zgjidhur me sukses, ky është fundi i historisë; se ata nuk kanë asgjë për të na mësuar. Ata pretendojnë se Thatcherizmi dhe Reaganizmi nuk janë -izma, por -uazma. Por ky është një gabim shumë i madh. Sepse atij i shpëton në fakt thelbi i asaj për të cilën qëndruan në këmbë dhe fituan Thatcher dhe Reagan. Ata nuk ishin thjeshtë udhëheqës karizmatikë; ndonëse qenë edhe të tillë, dhe -izmat e tyre nuk ishin thjeshtë për politikat ekonomike, ndonëse këto politika ishin shumë të suksesshme. Ajo cfarë i bënte kaq të rëndësishëm ishte se ata sollën ndarjen prej pesimizmit dhe disfatizmit që kish karakterizuar prej kaq shumë kohësh konservatorizmin. Konservatorët në të dy vendet kishin pranur tashmë se rënia kombëtare dhe rritja e socializmit dhe fuqisë së shtetit ishin disi të pashmangshme. Reagan dhe Thatcher hodhën poshtë këtë besim. Ata ishin të paepur në besimin se politikat që janë të dëshirueshme nuj janë të pashmangshme. Sigurisht, pretendimi i të majtës se politikat e saj janë të pashmangshme ka qenë një prej armëve më të fuqishme gjatë të gjithë shekullit të kaluar. Karl Marksi pretendonte se kish provuar shkencërisht se ligjet e hsitorisë do të conin pashmangshmërisht nga kapitalizmi, në socializëm e më pas në komunizëm. Social demokratët dhe liberallët e kohëve të sotme mund të kenë hedhur poshtë këto brockulla pseudoshkencore, por ata vazhdojnë të thonë se historia është nën anën e tyre dhe se ekspansioni i shtetit është i pashmangshëm.

Trashëgimia më e madhe e Thatcherit dhe Reaganit ishte se demonstruan që socializmi nuk ishte i pashmangshëm - se kufijtë e shtetit mund të sprapseshin dhe se rënia mund të ndërpritej. Duhet që ajo frymë të ringjallet, ashtu si edhe vullneti për të mso u përkulur para atyre që thuhet se janë të pashmangshme. Kjo nuk do të thotë që duhet të kthehemi në axhendën Thatcher. Thatcher dhe Reagan vranë dragonjtë ekonomikë të viteve tetëdhjetë. Ashtu si Reagan dhe Thatcher, duhet të kemi vetëbesimin për të hedhur poshtë pretendimet e të majtës se e ka historinë në anën e saj.

Duke kujtuar njeriun që, në fjalët e Margaret Thatcherit: "fitoi Luftën e Ftohtë... pa shtënë as edhe një herë"

Fitoi luftën, pa asnjë të shtënë

Dinesh D'Souza

Gjithnjë është e vlefshme që t'i rikthehesh Luftës së Ftohtë, e sidomos dinamikës së ngjarjeve të fundit të saj. Dhe sidomos petjes: përse u shemb Muri? Do të thoja se ishin aftësitë prej burri shteti të ROnald Reaganit që e shembën si dhe përshpejtuan rënien e Bashkimit Sovjetik. Reagan nuk e bëri i vetëm, por pa të , ndoshta e gjitha nuk do të kish ndodhur.

Që në vitin 1981, kur pothuajse gjithkush e konsideronte perandorinë sovjetike si dicka të përhershme në panoramën ndërkombëtare, Reagani foli në Universitetin e Notrë Damit, ku parashikoi se "perëndimi nuk do ta frenojë komunizmin; ai do ta kapërcejë atë" Vitin pasardhës, ai tha para parlementarëve britanikë se liria dhe demokracia do të "linin marksizmin de leninizmin në pirgun e plehërave të hsitorisë". Të mencurit në media dhe akademira u tallën me të. Sot, po këta analistë thonë se Bashkimi Sovjetik u shpërbë për shak të dështimeve ekonomikë, apo për faj të MIkail Gorbacovit.

Një analizë pa pikë kuptimi. Sigurisht, Bashkimi Sovjetik kishte probleme ekonomike, por ato kishin qenë aty për pothuajse një shekull. Asnjëherë një perandori e madhe nuk ka shpërther vetëm për shkak të performancës ekonomike. Ashtu si shumë perandori që vuajnë nga tensionet e brendshëm, sovjetikët komensuan në vitet shtatëdhjetë duke ndjekur një politikë të jashtme agresive. Mes viteve 1974 dhe 1980, 10 shtete ranë në orbitën sovjetike: Vietnami i Jugut, Kamboxhia, Laosi, Jemeni i Jugut, Angola, MOzambiku, Etiopia, Nikaragua, Grenada dhe Afganistani. Arsenali bërthamor sovjetik la pas atë të SHBA dhe sovjetikët shënjestruan një brez të ri raketash në Evropën Perëndimore. Në vitin 1980, Bashkimi Sovjetik dukej sikur ishte në pararojë të historisë.

Nuk është më pak problematik fajësimi i Gorbacovit për kolapsin sovjetik. Ai ishte padyshim një reformator, por bosët sovjetikë nuk e sollën në pushtet në vitin 1985 për të udhëhequr partinë dhe regjimin, gjatë tatëpjetës. As Gorbacovi nuk e shihte këtë si rolin e tij. Ai këmbënguli gjatë të gjithë gjysmës së dytë të viteve tetëdhjetë se kërkonte të fuqizonte ekonominë me qëllim përforcimin e ushtrisë. Byroja politike mbështeti reformat e tij për arsye se ai premtoi "rikthimin e besimit tek partia". Askush nuk ishte më i befasuar se vetë Gorbacovi kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik.

I vetmi njeri që parapa kolapsin sovjetik dhe implementoi politika për ta afruar atë ishte Ronad Reagan. Gjatë mandatit të tij të parë, Reagan ndoqi politika të ashpra që synonin frenimin e rrezikut bërthamor sovjetik si dhe ndalimin e përparimit sovjetik nëpër botë. Duke i quajtur sovjetikët një "perandori e të keqes", Reagan u bë nismëtar i një ndërtimi masiv të mbrojtjes. Ai vendosi raketa Pershing dhe detare në Evropë. Dërgoi trupa dhe ndihma të tjera për grupet antikomuniste dhe guerilase në shtetet satelit sovjetikë si Afganistani, Angola dhe NIkaragua. Reagan shpalli një program të ri mbrojtjeje nga raketat që sipas tij do t bënin "të dalë mode" armët bërthamore.

Këto masa u kundërshtuan me forcë nga libera demokratët, të cilët deklaronin se politikat e Reaganit sillnin konfrontime dhe do ta afronin luftën bërthamore. Por veprimet e Reaganit bënë që sovjetikët të ndodheshin tashmë në një garë armatimi të cilën e kishin shumë të vështirë ta zhvillonin dhe përballonin. Doktrina e tij për të dhënë ndihmë për guerilasit antikomunistë penguan avancimin e sovjetikëve në Botën e Tretë: Mes viteve 1980 dhe 1985, as edhe një copëz tokë nuk ra në duart e Moskës.

Ishte Reagani njeriu që kishte meritën për frenimin e këtyre fitimeve të sovjetikëve dhe që shkaktoi një humbje nervash që solli ardhjen në pushtet të Gorbacovit. Politikat e këtij të fundit ishin kundërpërgjigje ndaj rrethanave të krijuara jo nga ai vetë, por nga Reagan. Ilia Zaslavski, i cili shërbeu në KOngresin e Deputetëve të Popullit tha më vonë se autori i vërtetë i glaznostit dhe perestroikës kish qenë jo Gorbacovi, por Reagani.

Reagan e njohu menjëherë Gorbacovin si një lloj të ri lideri sovjetik. Ai mbështeti reformat e Gorbacovit si dhe nismat e kontrollit të armëve, dhe këtë herë ishin konservatorët që e kritikuan se po tregohej naiv. Uilliam Baklej paralajmëroi se ky qëndrim i ri i Reaganit "ishte njësoj sikur dikur Amerika të ndërronte krejt qëndrimin kundrejt Adolf Hitlerit". Kritikuesit nuk arrinin të kapnin rrymën e amdhe të ngjarjeve që mesa duket, vetëm Reagani e kish kuptuar. Në përpjekjet për të reformuar komunizmin, Gorbacovi po shkatërronte sistemin. Reagani e inkurajoi në cdo hap.

Sot, përballë janë sfida të reja, si radikalizmi islamik dhe fondamentalizmi, që kërkojnë një tjetër lloj lidershipi dhe strategjie luftimi. Qoftë edhe kështu, të gjithë duhet të ndalen pak për të reflektuar në lidershipin e njeriut që, në fjalët e Margaret Thatcherit, "fitoi Luftën e Ftohtë... pa as edhe një të shtënë të vetme".