Pirlo: Qëndrova në Milan për të fituar

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, thotë se ai ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Chelseat dhe ka vendosur të qëndrojë në San Siro pasi këtë vit rosonerët kanë ekip më të mirë për të fituar.
Italiani ishte në prag të kalimit në Chelsea, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti, por Milani refuzoi ofertën bluve.“Kam qenë i qetë gjatë gjithë situatës. Agjenti im vazhdimisht më ka informuar dhe e dija se kishte ofertë nga Chelsea. Por unë dëshirova të qëndroj në Milan. Kurrë nuk kam kërkuar të largohem”, ka thënë Pirlo.“Unë dua të fitoj. Të fitoj dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Jam i bindur se mundemi të fitojmë. Kam qëndruar këtu pasi kemi një ekip i cili mund të luftojë në të gjitha frontet dhe jo vetëm në Itali”, ka shtuar italiani.