Mallkimi i web-it

Janë të gjithë
pionierë dhe guru
të internetit, me një
koefi cient zgjuarsie
jashtëzakonisht të lartë.
Por, fatkeqësisht fati
është treguar mizor
me ta, dikush është
sëmurë, shumë të tjerë
kanë vdekur në rrethana
misterioze. Ndërkohë,
gojët e liga fl asin për
ndonjë mallkim të fshehtë

Brenda dhomës 802 gjendet një burrë dhe një mister. Çfarë ka ndodhur? "Është mallkimi i internetit", thonë mjekët, të cilët i dhanë ndihmën e shpejtë Sasha Blair-Goldensohn në "Central Park" dhe më pas e sollën me ambulancë në spitalin "Weill Cornell medical center". Është në gjendje të rëndë: "33 vjeç, trup i mbushur, grupi i gjakut A, pa ndjenja 12 minuta, e goditi një degë peme në kokë teksa bënte vrap". Mjekët e cilësuan ngjarjen si një aksident, dhe sipas tyre nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një fatkeqësi. Por Amerika kërkon të dijë të vërtetën... A ka ndodhur vërtet kështu? A ka qenë vërtet diçka e papritur?

Ky është misteri i dhomës 802, sepse ky djalosh i cili është në koma, ka një koeficient inteligjence jashtëzakonisht të lartë, madje në Nju Jork të gjithë e quajnë "gjeniu i Google". Fatkeqësisht nuk mund ta dimë se çfarë ka ndodhur mëngjesin e 30 korrikut, kur Sasha doli nga shtëpia e tij në "Upper West Side" për të bërë 30 minuta vrap, para se të shkonte në punë. Policia që e kish gjetur të riun pa ndjenja, kishte shkruar në raport se ajo degë peme peshonte 45 kilogramë dhe e kishte goditur në kokë e shpatulla. Fatkeqësi, apo diçka tjetër? Në "Central Park" kishte 37 vjet që një degë peme nuk binte mbi kokën e një njeriu, dhe nëse ndodhte diçka e tillë, shkaktare ishte dëbora që peshonte mbi degët e pemëve. Por më 30 korrik në Manhatan, në orën 08:00 të mëngjesit, termometri shënonte 28 Gradë Celsius dhe qielli ishte i kthjellët.

Atëherë ç‘ka ndodhur? Ka qenë fati, apo diçka tjetër? Mos vallë ky menaxher i "Google" është një tjetër gjeni i prekur nga fati i keq, apo një magji?

Kjo është ajo që kërkon Amerika, ku prej kohësh dëgjohen histori për talentet e internetit që shpesh kanë një fund të hidhur, sepse ndoshta ashtu ua ka rezervuar fati.

Anti-simpatizantët e teknologjisë janë të parët që flasin për ndonjë mallkim, madje "Neo-Luddite"-ët thonë se ka filluar fundi i epokës hi-tech.

Sasha nuk është viktima e vetme e këtij mallkimi. Një tjetër histori është edhe ajo e Rajeev Motwani, që u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në Atherton. Ishte një pasdite qershori. Fqinjët e panë si gjithmonë në ujë. Notonte sikur të ishte mbi një kamerdare, por me barkun e zhytur në ujë. Mushkëritë i kishte të mbushura plot me ujë. Nuk merrte frymë. Vdiq pa ndonjë motiv konkret, ndoshta ishte i sëmurë, ndoshta jo. Tri ditë para se të vdiste, kishte marrë rezultatet e analizave të fundit: elektrokardiogramin, kolesterolin, gliceminë, tiroidet. Rajeev ishte shëndoshë e mirë, si kokrra e mollës. Kishte ardhur në Amerikë kur ishte ende një student dhe dalëngadalë u bë profesor dhe titullar i Katedrës së Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Stendfordit.

"I jashtëzakonshëm", e kishin quajtur studentët e tij në faqen zyrtare të universitetit. Është e pabesueshme, sepse Rajeev kishte ardhur nga India në Berkeley për të mbrojtur doktoraturën. Kishte shpikur disa algoritme që vetëm ai ishte në gjendje t‘i zgjidhte. I kishte sjellë në Stendford dhe ua kishte treguar Larry Page-it dhe Sergey Brin-it, që fillimisht kishin qenë studentët e tij, e më pas u bënë miqtë më të mirë. Larry Page-it dhe Sergey Brin-it u doli kurrizi mbi libra, dhe sipas thënieve të të tjerëve, dy studentët krijuan qelizën që më pas do të bëhej "Google".

Më i lidhur me profesor Motwani-n ishte Brin, "rusi". Disa zëra thonë se ideja për të marrë hua 10 mijë dollarë që të vinte në përdorim një motor kërkimi në internet, i lindi gjatë një ore mësimi në Stendford. Kështu, deri këtë vit të gjithë e quanin Rajeev-in "krijuesin e algoritmit të Google". Për këtë, Brin i ishte shumë mirënjohës, madje kishte shkruar edhe në një blog: "Pas çdolloj teknologjie që po përdoret sot, ka gjasa që të jetë diçka e Rajeev Motwani-t". Rajeev ishte 47 vjeç kur e gjetën të mbytur në pishinë. Raporti mjekësor ia atribuon vdekjen një rrëshqitjeje, që më pas ka sjellë edhe rënien në ujë. Profesori nuk dinte të notonte?

Gjithçka është e mundur dhe ka një logjikë. Tashmë shumë njerëz e kanë të vështirë ta besojnë se kjo është një koincidencë. Një pjesë e lidhin lajmin e vdekjes së "Zotit Algoritëm" me studentin e tij Brin, i cili një vit më parë i bëri të ditur botës se kishte gjetur gjenin që zhvillonte sëmundjen e Parkinsonit. Dihet që kjo është një sëmundje që prek miliona persona në botë, por kush beson te mallkimi i internetit, thotë se dikush ka dashur ta ndëshkojë "Zotin Google". Brin zbuloi se kishte 80 për qind probabilitet të sëmurej 20 vitet e ardhshme nga "krijesa" që kishte zbuluar.

Tersllëk, asgjë më shumë. Kështu vdiq edhe Michael Dertouzos, për shkak të një sëmundjeje që e dinte se mund të zhvillohej në trupin e tij. Ai është babai i "World wide web", ose më saktë njëri prej baballarëve. Luftoi me çdo armë kundër një sëmundjeje që i mori jetën në moshën 64-vjeçare. Jetonte në Boston, qendra e botës teknologjike me "Massachusetts institute of technology" (MIT). Ishte një njeri pesimist, sidomos me veten. U largua nga kjo botë duke vuajtur. Ky ishte fundi i një gjeniu.

Tragjike dhe e mallkuar ishte edhe vdekja e Jonathan Postel, i cili kontribuoi në krijimin dhe administrimin e ueb-it, si dhe në shpikjen e sistemit të adresave të rrjetit virtual. "Për 30 vjet Postel drejtoi aspektin administrativ të listës së adresave në internet", ka shkruar "New York Times". Fatkeqësisht, Jonatan nuk pati fatin të shihte se deri ku mund të arrinte krijimi i tij. Ishte i pari që u largua nga kjo botë, në vitin 1998. I pari i "mallkimit", 55 vjeç. Vdiq pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që mjekët e quanin rutinë.

Gjithsesi, vdekja e këtyre gjenive vazhdon të mbetet një mister i pazbuluar, si të ishte ndonjë virus. Amerika nuk u beson shumë mallkimeve, por kësaj here është vërtet e vështirë për t‘i rezistuar.


Sergey Brin

Është një prej dy krijuesve të "Google". Falë një analize bioteknologjike, ka zbuluar se ka 80 për qind gjasa të sëmuret nga Parkinsoni


Rajeev Motwani

Është shpikësi i disa algoritmeve që janë në bazë të krijimit të "Google". U gjet i mbytur në pishinën e shtëpisë së tij


Philip W.Katz

Krijuesi i programeve për mbajtjen e dokumenteve në rrjet. Vdiq nga ceroza. Gjatë muajit të fundit të jetës pinte pesë shishe alkool në ditë


Jonathan Postel

Krijuesi i sistemit të adresave të rrjetit, vdiq në vitin 1998, në moshën 55-vjeçare, pas heqjes së bajameve


Sasha Blair-Goldenson

E quanin "gjeniu i Google", është në koma që prej 30 korrikut, kur u godit nga një degë e madhe peme ndërsa bënte vrap në "Central Park"


Michael Dertouzos

Ishte drejtor i laboratorit për shkencat informatike të MIT dhe një prej teorikëve më të mëdhenj të rrjetit. Vdiq në vitin 2001, nga një sëmundje që e kishte parashikuar

Related Posts: