Lidhja midis femrave dhe parasë

Pse ka kaq shumë gra që ngurojnë të flasin hapur përsa i përket rolit që paratë luajnë në jetën dhe marrëdhëniet e tyre? Rezultati është antologjia e re "The Secret Currency of Love" (Valuta Sekrete e Dashurisë)


Pse ka kaq shumë gra që ngurojnë të flasin hapur përsa i përket rolit që paratë luajnë në jetën dhe marrëdhëniet e tyre? Hilary Black, botuese e vjetër e revistës "More, Tango" ishte e fiksuar të zbulonte arsyen. Rezultati është antologjia e saj e re "The Secret Currency of Love" (Valuta Sekrete e Dashurisë): E vërteta e pandruajtur rreth grave, parave dhe marrdhënieve (William Morrow). Në të, një numër shkrimtaresh të njohura femra (duke përfshirë Julia Glass, Laurie Abraham dhe Joni Evans) tregojnë për vlerën e parasë në jetën e tyre. Black foli në telefon nga shtëpia e saj në qytetin e New Yorkut me reporteren e "TIME", Andrea Sachs.

Pse ky libër i veçantë?

Një gjë që vura re në shumë vitet që punova në revistën "More" ishte se, edhe pse njerëzit shpesh shkruajnë për divorcin, Botox dhe seksin, në të vërtetë nuk flasin kurrë për paranë në një mënyrë të thellë dhe eksploratore. Dhe në një farë mënyre dola jashtë kufijve kur një marrëdhënie e imja mbaroi. Rrija me një burrë shumë të pasur dhe isha vetëm 30 vjeç. U çudita, kur u ndamë, nga reagimi i miqve të mi. U ndava nga ai. Miqtë e mi, të cilët ishin të gjithë të pavarur, të punësuar, gra të sofistikuara, nuk ishin shumë ngushëlluese. Ishin në një farë mënyre si, "Ai të trajton kaq mirë dhe është kaq i pasur. Çfarë po bën?" Ishte një mrekulli të shihje se si këto gra të sofistikuara, të pavarura të transformuara dhe që dukeshin se kishin dalë nga një novel e Jane Austen.

Pse mendon se kjo temë është akoma tabu?

Besoj sepse paraja është kaq e përjashtuar nga vlerat e shumë njerëzve. Tradita e të mosfolurit për para dhe të mosfolurit për rrogën tënde është diçka që ka qëndruar gjatë për 40 vjetët e fundit. Mendoj se është çështje personale, sepse njerëzit mendojnë se nuk duan ta zbulojnë pjesën intime të vetes së tyre. Për shumë njerëz është e mbyllur me sa të suksesshëm janë ata si njerëz. Është një forcë shumë e fuqishme në marrëdhëniet intime sepse, pavarësisht se ke shumë apo pak para, është gjithmonë aty. Nuk e mposht dot fuqinë e tyre.

U çudita shumë ndërsa lexoja librin tuaj, se sa shumë gra, disa prej tyre feministe, disa prej tyre profesioniste, kanë fantazinë se ndonjë burrë do t'i mbajë ato financiarisht. Mendoj se është një model ambivalence, sepse shumë gra janë rritur me idenë se mund të jenë si astronaute, balerina apo nëna.

Ndërsa unë mendoj se meshkujve nuk u niset kurrë një mesazh konfliktues. Kështu që mendoj se gratë që rriten si fëmijët e Baby Boomers - sigurisht nga ai brez e më tej, ndihen se kanë disa mundësi dhe një nga mundësitë është të mos punojnë. Mendoj se kjo është arsyeja pse kaq shumë gra që donin të ecnin vetë në jetë dhe ia arritën, janë kaq të përfshira në këtë dhe në këtë ambivalence se kush i fiton paratë.

Ka gra në librin tuaj që martohen për dashuri dhe përfundojnë në varfëri dhe shprehen më vonë se nuk i kishin bërë mirë llogaritë me të ardhmen e tyre.

Për shumë, shumë shekuj, martesa ishte një transaksion financiar. Më vonë, në erën moderne, ku martesat kishin të bënin më shumë me dashurinë dhe shpirtin binjak, njerëzit shkonin drejt saj pa i bërë vetes pyetjet më të rëndësishme, çfarë e bën të zgjasë një marrëdhënie. Unë mendoj se të paturit e vlerave financiare të njëjta është shumë e rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse jeni një dorëshpuar, i shthurur apo një shpëtimtar industrie. Të dy duhet të jenë njësoj në të.

Mendoni se është e vështirë që njerëzit të përputhen financiarisht në këtë mënyrë?

Jo. Mendoj vetëm se nevojitet shumë planifikim. Paraja është shumë e rëndësishme në mënyrën se si një njeri e jeton jetën. Mund të jetë aq e thjeshtë sa të shkosh në një darkë. Shumë mendojnë se ky është luks dhe të tjerë se kjo është nevojë. Unë mendoj se gjërat si këto duhet të ishin zgjidhur shumë kohë më parë. Unë mendoj se thjeshtësia mund të të mësojë shumë për mënyrën se si e vlerësojnë paranë e tyre dhe çfarë bëjnë me to.

Keni gjetur shkrimtarë që janë martuar për para?

Mendoj se kjo është tabuja e fundit. Unë mendoj se ndodh gjatë gjithë kohës, por është diçka që asnjë njeri nuk do ta pranojë kurrë publikisht.

Çfarë këshillash mund t`u jepni njerëzve, bazuar në ç'ka ju keni mësuar?

Ajo ç'ka shpresoj se njerëzit do të nxjerrin nga kjo, është ideja se çështja para është e pashmangshme dhe që duke lexuar këto histori, njerëzit do të shohin veten e tyre, aspekte të jetës së tyre, ambivalencën rreth parave, inatin për para, sesi i ndryshon gjërat midis njerëzve. Dhe ndjej se duke lexuar këto histori, do t'i ndihmojnë njerëzit të mendojnë për problemet e tyre, gjë që mendoj se tregon se ç'po ndodh tani në ekonomi.

Si mendon se tërheqja do të ndikojë në mendimin e grave për paranë?

Mendoj se do të ndikojë shumë. Mendoj se ç'po ndodh tani është kaq serioze dhe mendoj se akoma nuk ka dalë tërësisht në skenë. Mendoj se pa një depresion të dytë, këto çështje janë shumë të fuqishme dhe mundet vërtet të ndryshojnë marrëdhëniet e njerëzve. Por, kur mënyra e jetesës dhe karrierat e njerëzve vidhen, të gjitha këto gjëra do të fitojnë rol kryesor dhe do të kenë ndikim më të madh. Kështu, shpresoj që me këtë libër të ndihmoj gruan të kuptojë rrethanat e veta dhe t'i bëj të kuptojnë se nuk janë vetëm dhe të shohin mënyrat e ndryshme se si paraja mund të prekë marrëdhëniet e njerëzve. Dhe të shpresohet që të përvetësojnë disa nga idetë që disa nga këta shkrimtarë kanë hedhur.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI