HIEROGLIFET/Shkenca e fshehtësisë


Egjiptianët e lashtë i përdorën shkrimet me hieroglife për më shumë se 3000 vite, deri kur përhapja e krishtërimit solli një ndalim të tyre, në një përpjekje për të këputur lidhjen me të kaluarën pagane të vendit. Për 1400 vitet e ardhshëm, hieroglifet mbetën një mister, një seri e padeshifrueshme simbolesh të zbukuruar që fshihnin çelësin e dijes për civilizimet e mëhershme. Të gjithë studiuesit kryesorë evropianë supozonin se hieroglifet ishin thjesht një formë shkrimi me vizatime, pasi ata e quanin të pamendueshme që një qytetërim primitiv kish qenë në gjendje të shpikte shkrimin fonetik - shkrimin që paraqet tingujt e një gjuhe të folur. Në fakt, studiuesit gaboheshin.

Gara për të deshifruar hieroglifet nisi kur dy të rinj të talentuar, Jean-François Champollion në Francë dhe Thomas Young në Angli, nisën të eksplorojnë mundësinë që hieroglifet mund të ishin një formë fonetike e shkrimit. Cilido që do të zbërthente i pari fjalët në hieroglife do të ishte në gjendje të lexonte fjalët e egjiptianëve të lashtë e kështu të rindërtonte historinë, të kuptonte fenë e tyre dhe të siguronte një shikim të thellë në kulturën e tyre.

Një prej të dhënave më të rëndësishme në deshifrimin e hieroglifeve ishte guri Rozeta, një pllakë e madhe që përmbante të njëjtin mbishkrim të përsëritur tre herë, fillimisht me hieroglife, më pas me demotik (një variacion i hieroglifeve) dhe në fund në një greqishte të kuptueshme. Studiuesit shpresonin se kjo pllakë do të shërbente si një fjalor për deshifrimin e hieroglifeve, por procesi i leximit të tyre nuk ishte kaq i drejtpërdrejtë. Në veçanti, ekzistonte problemi i caktimit të gjuhës së hieroglifeve: mbishkrimi në greqisht mund të tregonte kuptimin e fjalës me hieroglife, por nuk ofronte asnjë të dhënë për shqiptimin. Studiuesit druheshin se gjuha egjiptiane ish humbur një herë e mirë, e zëvendësuar nga arabishtja teksa Perandoria Islamike pushtonte edhe Afrikën Veriore.

Rivaliteti mes Young dhe Champollion prodhoi një konkurencë të fortë për deshifrimin e hieroglifeve, e cila përfundoi vetëm pas zbulimit të mbishkrimeve të tjerë, si dhe pasi u kuptua se gjuha e egjiptianëve të lashtë nuk ishte zhdukur krejtësisht.

Napoleoni

Interesi në rrënojat e Egjiptit të lashtë u rindez në 1798, kur Napoleon Bonaparti u nis në një ekspeditë ushtarake për të nxjerrë Egjiptin nga kontrolli rus. Fillimisht, qëllimi ishte për të prishur tregtinë e britanikëve në Mesdheun Lindor dhe me Indinë, por bashkë me 38 mijë trupat ishin edhe 150 studiues, përfshirë edhe Gaspard Monge, i cili vazhdoi më pas duke shpjeguar mirazhet si dhe Nikolas Conte, i cili shpiku lapsin me grafit dhe krijoi një fabrikë lapsash në Kairo për të furnizuar kolegët e tij. Ndonëse ekspedita e Napoleonit ishte një dështim nga pikëpamja ushtarake, ajo ishte gjithsesi, një sukses akademik, duke e patur kulmin në zbulimin e Pllakës Rosetta.

Pas humbjes përballë britanikëve, Pllaka Rosetta iu dorëzua më në fund Muzeut Britanik, aty ku ka mbetur që atëherë. Studiuesit dhe akademikët francezë u kthyen në Francë me të gjithë sendet antike që u lejuan të mbajnë, bashkë me një librari shumë të madhe skicash dhe shkrimesh.

Një prej akademikëve më të lartë që shoqëroi ekspeditën egjiptiane ishte Joseph Fourier, i cili fitoi famë si fizikan dhe matematicien. Me rikthimin në Francë, Fourier ia përcolli entuziasmin e tij për qytetërimin e Egjiptit të lashtë një djali të ri në Grenoble. Ai djalë, Jean Francois-Campollin deklaroi se një ditë do të deshifronte shkrimin misterioz që stoliste ornamentet egjiptiane që ishin sjellë në Francë. Disa dekada më vonë, kur Champollion kishte zbërthyer tashmë kodin e hieroglifeve, ai ishte në gjendje të lexonte shkrimet mbi ornamentet në Luivër, si dhe ta rendiste koleksionin sipas një rendi historik, duke vendosur në kontekst të gjithë sendet antikë. Kuratorët rivalë nisën të shohin me zili. Për arsye se hieroglifet janë kaq të bukur, egjiptianët shkruanin mbi shumë prej objekteve që punonin, ndërkohë që vazot dhe skulpturat romake nuk kishin mbishkrime. Kuratorëve të koleksioneve romakë, por edhe të tjerë, do t'u duheshin dekada përpara se t'u jepnin kuptim galerive të tyre.

Hieroglifet

Hieroglifet përdoreshin për të regjistruar gjuhën e egjiptianëve të lashtë - një gjuhë që rezultoi të ishte e lidhur ngushtë me Koptiken, e cila mbijeton vetëm në liturgjinë e Kishës Kristiane Koptike. Sapo Jean-Francois Champollion e kuptoi këtë, ai nisi të deshifrojë mbishkrimet hieroglifikë me një ritëm shumë të shpejtë.

Hieroglifet janë një formë komplekse shkrimi, për të cilat përdoren metoda të ndryshme për përcjelljen e kuptimit. Pak prej trye janë piktografikë. Për shembull, një figurë e diellit përfaqëson diellin. Të tjerë janë fonetikë, por jo domosdoshmërisht alfabetikë.

Disa hieroglife janë pak a shumë të ngjashëm me shkronjat e alfabetit dhe është e mundur të shkruhen fjalë duke përdorur grupe prej këtyre shkronjave. Të tjerë hieroglife përfaqësojnë kombinime të dy apo tre shkronjave dhe kështu janë më pranë rrokjeve.

Çuditërisht, egjiptianët nuk përdornin në përgjithësi zanore, por kjo ndodh me shkrimet modernë në Lindjen e Mesme. Lexuesve të hieroglifeve u duhet të plotësojnë vetë zanoret nga konteksti, duke përdorur njohjen që kanë me gjuhën. Për të ndihmuar në shmangien e vendosjes së gabuar të zanoreve, shkruesit kanë përdorur determinativë - hieroglife që tregojnë se çfarë lloj fjale është shkruar. Për shembull, një determinativ mund të tregojë se fjala është emër burri, një tjetër mund të tregojë emrin e një qyteti, apo një lloj ushqimi ose pije.

Shkrimet hieroglife përmbajnë gjithashtu një përzierje mes fonetikës dhe shkrimit me figura të njohur si parimi i rebusit. Mund të shkruash fjalën "khaki" alfabetikisht ose mund ta përshkruash me anë të pikturimit të një cope ngjyrë kaki. Megjithatë, nëse shkruesi do të përdorte parimin e rebusit, ai do të kish vizatuar një makinë dhe një çelës.

Figurat nuk kanë fare të bëjnë me konceptin e ngjyrës kaki, por nëse i shqipton së bashku të dy piktogramat, atëherë do të mund të nxjerrësh tingullin e kërkuar.

Nëse ka shumë parime, nuk është habi që u desh aq shumë kohë për deshifrimin e hieroglifeve egjiptianë. Megjithatë, në përgjithësi, hieroglifet kanë shumë të përbashkëta me sistemet modernë të të shkruarit. Siç ka thënë, Champollion "fonetika është në zemër të shkrimeve hieroglife".

pikëdoi0BaRur edhe njëherë akoma e vetme, nuk pati zgjedhje tjetër përveçse të bashkohej me Guidon dhe të nisej me të në ripushtimin e Romës. Kapitullimi qe i menjëhershëm. Pietro Tosinjanos iu pre koka dhe Papa Gjoni i X-të u mbyll në Kështjellën Sant'Anxhelo, ku disa ditë më pas u mbyt. Në këtë pikë Marocia, përveçse ishte senatore dhe patrice, u bë edhe Konteshë e Tuskolos, Markezë e Kamerinos dhe Dukeshë e Toskanës.

Padrone e pakundërshtueshme e qytetit, me një pushtet të pafundmë dhe një pasuri të pafundme të akumuluar, Marocia ishte gati të realizonte të gjithë ëndrrat e saj të madhështisë. Por fati deshi që edhe njëherë akoma të mbetej e vetme, pasi Guido u ndesh me një vdekje të papritur. Në tri vitet e ardhshme gruaja zgjodhi dhe vrau papë të ndryshëm në pritje që djali i madh i saj të arrinte një moshë të tillë që të mund të bëhej vetë papë, gjë që nuk mund të ndodhte përpara vitit 930, kur Xhovani, vetëm 25-vjeçar, u ngjit në fronin papnor me emrin Gjoni i XI-të. Në njëfarë kuptimi planet e nënës Teodorë që e kishte shtyrë të bijën 15-vjeçare në dhomën martesore të Serxhos së III-të që të mbetej shtatzënë me një Papë të ardhshëm qenë realizuar. Por Marocia, jo e shpërblyer, synonte akoma më lart.

Makutëria e saj, e barabartë vetëm me etjen e saj për pushtet, e bënte të dëshironte titullin e Mbretëreshës së Italisë. Për ta bërë të vërtetë këtë ëndërr ishte e nevojshme që të martohej me Ugon e Provansës, ish-Mbret i Italisë, vëlla për babë i burrit të ndjerë të saj. Në kushte normale, pengesa e vetme do të ishte ligji kanonik, sipas të cilit nuk ishte e mundur në atë kohë që të martoheshe me kunatin tënd. Pengesë lehtësisht e xhirueshme për një grua me pushtet të tillë, për më tepër nënë e një Pape. Në fakt, nga njëra anë Ugo gënjeu nën betim duke pohuar se Guido nuk ishte vëllai për babë i tij, ndërsa nga ana tjetër Marocia verboi vëllain e tretë të tyre, Lamberton, Dukë të Toskanës, i cili kishte akuzuar Ugon për tradhti, ndërsa i paarmatosuri Gjoni i XI-të nga ana e tij, bekoi martesën midis së ëmës dhe babait të ri të tij në dhomat e Kastel Sant'Anxhelos.

Marocia dukej e papërmbajtshme, çdo projekt i saj, çdo dëshirë e saj, çdo plan i saj, boll që ta mendonte dhe menjëherë ai konkretizohej. Nuk e dinte se pak kohë më pas do të ishte pikërisht gjaku i gjakut të saj ai që do ta ndalonte. Ishte pikërisht Alberiku i II-të "ai bir që nuk e kishte dashur kurrë ishte pjesa e errët, i pakapshëm në vetvete që herët a vonë, siç e kishte ditur gjithmonë, do ta mundte". (Laura Toskano "Jeta e jashtëzakonshme dhe e ndyrë e Marocias që deshi të bënte Perandoren"). Sapo kishte mbushur të 23-at, ai ishte portreti i nënës së vet. "Shumë i hijshëm dhe i fuqishëm si person", siç do të shkruhej shekuj më pas, "nga Marocia kishte marrë bukurinë, mendjen e lartë dhe ambicien; nga i ati kurajën, guximin dhe nxehtësinë".

Gjithçka ndodhi papritmas prej një fataliteti gjatë ceremonisë martesore. Arroganti Ugo i Provansës në fakt pretendoi që t'i njiheshin nderimet mbretërore që i takonin dhe të ishte jo një pap i çfarëdoshëm, por Alberiku i II-të personalisht ai që t'i servirte verën, në shenjë nënshtrimi dhe respekti. Djaloshi, krenar, refuzoi dhe madje derdhi nga njerku gotën e verës që kishte në dorë, duke marrë si përgjigje një shpullë. Në këtë pikë "edhe muzikantët u ndalën. Marocia e ngurosur priste reagimet e të birit. Ai e shikoi dhe buzëqeshi. Atëhere ajo kuptoi se momenti i frikshëm dhe i pritur qysh nga lindja e tij kishte ardhur". Alberiku i II-të shtathedhur dhe krenar doli nga salla, "i ndjekur menjëherë nga të rinjtë Franxhipane, Kapicuki, Kreshenci e Pierleoni. E gjithë fisnikëria romane ishte rreshtuar".

Në një çast krijoi një revoltë midis atyre, të lodhur nga stërfuqia e Marocias, donin të hakmerreshin. Menjëherë kështjella u sulmua nga çdo anë "patkonjtë e kuajve kumbonin me zhurmë në sallat e mëdha, në korridoret e gjerë, përgjatë rampës helikoidale. Tërbimi i atij sulmi të papritur nuk u ndal përpara asgjëje". Ugo tentoi arratisjen duke zbritur me një litar, por u kap dhe masakrua me të gjithë ndjekësit e tij. Edhe Papa Gjoni i XI-të u tërhoq mënjanë dhe u izolua. Aty për aty, në konfuzionin e krijuar "askush nuk e vrau mendjen për Marocian që edhe njëherë akoma u braktis. Por kësaj radhe as ajo nuk tentoi të shpëtonte, siç do të kishte bërë sigurisht nëqoftëse armiku do të kishte qenë i ndryshëm". Kur gjithçka mbaroi dhe njerëzit e Alberikut të II-të u rikthyen në dhomën ku kishte qenë banketi, atë e gjetën aty, "të vetme, duke ndenjur me krenari, e gatshme që të ndiqte fatin e saj". Fillimisht u mbyll në një kuvend, u vra brutalisht pak më vonë nga disa doras të dërguar nga i biri.

Përgatiti: ARMIN TIRANA