Ferguson: United i gatshëm të shkruajë histori

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ndjen se djajtë e kuq janë në një pozitë të fuqishme për të krijuar histori, duke fituar titullin e katërt radhazi në ligë.
“Ne do të pëlqenim ta bëjmë atë. Do të ishte një arritje e madhe, pasi të gjithë e dimë se sa ligë e vështirë është kjo”, ka thënë Ferguson.“Nën rrethanat që ishin, ishte një arritje e madhe ta fitonim atë vitin e kaluar. Por nuk duhet të shkojnë në Kupën Botërore të Klubeve kësaj here dhe nuk duhet të luajmë ndeshje të ngjeshura”, ka shtuar skocezi.