Edhe një nënshkrim tjetër për Benitez?

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ai mund të bëjë edhe një nënshkrim të ri para se afati kalimtar veror të mbyllet në fund të këtij muaji.
“Përpiqem të shoh se si është tregu dhe çfarë lojtarësh janë të kapshëm, në rast se do të kishim nevojë. Kurrë nuk mund të dini kur keni lëndime ose nëse duhet të sillni ndonjë”, ka thënë Benitez. “Po ashtu kjo varet edhe nga pozita e lojtarit. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me departamentin e vëzhgimit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar spanjolli.