Dy gola të Defoe shpëtojnë Anglinë

Dy gola të sulmuesit të Tottenham, Jermain Defoe, i kanë ndihmuar kombëtares së Anglisë të rikthehet nga disavantazhi 2-0 për të barazuar 2-2 në ndeshjen miqësore përballë Holandës.
Defoe ka shënuar pas vetëm tre minutash pasi është përfshirë në lojë në pjesën e dytë dhe ka barazuar gjysmë orë më pas. Për Holandën në pjesën e parë shënuan Dirk Kuyt (10’) dhe Rafael van der Vaart (38), pas gabimeve të Rio Ferdinant dhe Garreth Berryt.Për kombëtaren angleze David Beckham bëri paraqitjen e tij të 113-të, ndërsa u zëvendësua në pjesë të dytë. 34-vjeçari ka nevojë edhe për 12 paraqitje tjera për të barazuar rekordin e Peter Shilton prej 125 paraqitje me kombëtaren.Holanda tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën Botërore 2010, ndërsa Anglia mund ta bëjë këtë duke mposhtur Kroacinë në Wembley më 9 shtator.

Related Posts: