Çfarë është tregu i lirë?

Tregu i lirë është një term përmbledhës për një tërësi ndryshimesh që ndodhin në shoqëri. Çdo shkëmbim i realizuar si një marrëveshje e vullnetshme midis dy njerëzve apo midis grupeve të njerëzve të përfaqësuar nga persona të autorizuar. Këta dy individë (apo persona të autorizuar) shkëmbejnë dy produkte ekonomike, secili mallra të prekshëm apo shërbime të prekshme. Kështu, kur blej një gazetë nga një shitës gazetash për 50 cent, shitësi i gazetave dhe unë shkëmbejmë dy mallra: Unë jap 50 cent dhe shitësi i gazetës me jep mua gazetën. Ose, në qoftë se punoj për një korporatë, unë shkëmbej shërbimet e mia të punës, në një mënyrë të pranuar reciprokisht, për një rrogë monetare; këtu korporata përfaqësohet nga një menaxher (një person i autorizuar) me tagër për të marrë njerëz në punë. Të dyja palët e kryejnë shkëmbimin sepse secili shpreson që të fitojë prej tij. Gjithashtu, secili do ta përsëriste shkëmbimin radhën tjetër (ose do ta refuzojë ta bëjë një gjë të tillë) sepse shpresa e tij ka rezultuar korrekte (ose jokorrekte) në të kaluarën e afërt. Tregtia ose shkëmbimi përdoret saktësisht, sepse të dyja palët përfitojnë; në qoftë se ato nuk shpresonin të fitonin, atëherë nuk do të binin dakord për shkëmbimin. Ky arsyetim i thjeshtë i kundërvihet argumentit kundër tregtisë së lirë, tipik i periudhës “merkantiliste” të Evropës midis shekullit XVI dhe XVIII dhe i shpjeguar në mënyrë klasike nga eséisti i famshëm francez i shekullit të XVI, Mantejn. Merkantilistët argumentonin se në çdo tregti, njëra palë mund të përfitonte vetëm në kurriz të palës tjetër, se në çdo transaksion ka një fitues dhe një të humbur, një “shfrytëzues” dhe një të “shfrytëzuar”. Mund ta shikojmë menjëherë falsitetin në këtë pikëpamje akoma popullore: vullneti dhe bile etja për të bërë tregti nënkupton se të dyja palët përfitojnë. Në zhargonin modern të teorisë së lojës, tregtia është një situatë fituese për të dyja palët, një lojë me “shumatore pozitive” më shumë sesa me “shumatore zero” apo me “shumatore negative”. Si mund të përfitojnë të dyja palët nga një shkëmbim? Secili i vlerëson të dyja mallrat apo shërbime në mënyrë të ndryshme dhe këto diferenca krijojnë bazën për një shkëmbim. Për shembull, unë po eci me paratë në xhepin tim, por pa gazetë; nga ana tjetër, shitësi i gazetave ka shumë gazeta, por është në akth që të fitojë para. Kështu, duke gjetur njëri tjetrin, në bëjmë një marrëveshje. Dy faktorë përcaktojnë termat e çdo marrëveshjeje: sa shumë e vlerëson secili pjesëmarrës çdo mall në fjalë dhe aftësitë për të bërë Pazar të secilit pjesëmarrës. Sa cent do të shkëmbejë për një gazetë apo sa shumë kapele bejsbolli Miki Mentëll do të jepte në shkëmbim të një kapeleje të tillë Bejb Ruthi, varet në të gjithë pjesëmarrësit në tregun e gazetave apo tregun e kartave të bejsbollit — në atë sesa shumë secili i vlerëson kartat të krahasuara me mallra të tjera që mund të blinte. Këto terma shkëmbimi, të quajtura “çmime” (të gazetave në termat e parave apo të kartave të Bejb Ruthit në termat e Miki Mentëllit), së fundi përcaktohen nga sa shumë gazeta apo karta bejsbolli janë të disponueshme në tregun në marrëdhënie me se sa shumë blerës të favorshëm i vlerësojnë këto mallra. Me pak fjalë, nga ndërveprimi i sasisë së tyre me kërkesën për to. Duke pasur parasysh sasinë e një malli, një rritje në vlerën e tij në mendjet e blerësve do ta rrisë kërkesë për mallin, më shumë para do të jepen për të dhe çmimi i tij do të rritet. E kundërta ndodh në qoftë se vlera dhe, për pasojë, kërkesa për mallin, bie. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh vlerësimin e blerësve – ose kërkesën – për një mall të caktuar, në qoftë se sasia rritet, çdo njësi e sasisë – çdo kapele bejsbolli apo copë buke – do të bjerë në vlerë dhe, për pasojë, çmimi i mallit do të bjerë. E kundërta ndodh në qoftë se sasia e mallit rritet. Atëherë, tregu nuk është thjesht një tërësi, por një sistem goxha kompleks, ndërveprues, shkëmbimesh. Në shoqëritë primitive, shkëmbimet janë të gjitha shkëmbime të drejtpërdrejta. Dy njerëz shkëmbejnë dy mallra drejtpërsëdrejti të dobishëm, si për shembull kuaj për lopë ose Miki Mantëllsa për Bejb Ruthsa, por ndërsa shoqëria zhvillohet, një proces hap pas hapi përfitimi reciprok krijon një situatë në të cilën një ose dy mallra gjerësisht të dobishme dhe të vlefshme zgjidhen në treg si ndërmjetës të shkëmbimit jo të drejtpërdrejtë. Ky para – mall, përgjithësisht, por jo gjithmonë ar apo argjend, më pas kërkohet jo vetëm si qëllim në vetvete, por bile më shumë për të lehtësuar një rishkëmbim për një mall tjetër të dëshiruar. Është shumë më lehtë të paguash t’i paguash punonjësit e çelikut jo në shufra çeliku, por në pará, me të cilat punonjësit mund të blejnë çdo gjë që dëshiron. Ata janë të gatshëm ta pranojnë paránë sepse e dinë nga përvoja dhe perceptimi se kushdo tjetër në shoqëri gjithashtu do ta pranonte paranë në pagesë. Sistemi modern, pothuajse i pafundmë, i shkëmbimeve, tregu, është bërë i mundshëm nga përdorimi i parasë. Çdo person angazhohet në specializim apo një ndarje të punës, duke prodhuar atë në çka ai është më mirë. Prodhimi fillon me resurse natyrore dhe më pas forma të ndryshme makinerish dhe mallrash kryesore, derisa më së fundi, mallrat i shiten konsumatorit. Në çdo etapë të prodhimit nga resursi natyror tek malli i konsumit, parája vullnetarisht shkëmbehet për mallra kapitale, shërbime pune dhe resurse tokësore. Në çdo etapë të rrugës, termat e shkëmbimeve ose çmimet përcaktohen nga ndërveprimet e vullnetshme të furnizuesve dhe kërkuesve. Ky treg është “i lirë” sepse zgjedhjet, në çdo etapë, janë të bëra lirisht dhe vullnetarisht. Tregu i lirë dhe sistemi i lirë i çmimeve i bëjnë mallrat anembanë botës të disponueshme për konsumatorët. Gjithashtu, tregu i lirë u jep lirinë më të madhe të mundshme të veprimit sipërmarrësve, të cilët rriskojnë kapital për të shpërndarë resurse, ashtu si dhe për të kënaqur dëshirat e ardhshme të masës së konsumatorëve sa më me efikasitet të jetë e mundur. Kursimi dhe investimi mund të zhvillojnë të mira kapitale, të rrisin produktivitetin dhe rrogat e punëtorëve, duke rritur për pasojë standardin e tyre të jetesës. Gjithashtu, tregu i lirë konkurrues shpërblen dhe stimulon rinovimin teknologjik që i lejon novatorit të sigurojë një avantazh të parakohshëm në kënaqjen e asaj që do konsumatori në mënyrë të reja dhe kreative. Jo vetëm investimi inkurajohet, por ndoshta më e rëndësishmja, sistemi i çmimeve dhe stimuluesit fitim dhe humbje të tregut, drejtojnë investimin kapital dhe prodhimin në rrugët e duhura. Sistemi i kompleks mund t’i kombinojë dhe “pastrojë” të gjitha tregjet, kështu që nuk ka asnjë mungesë dhe tepricë të papritur, të paparashikuar dhe të pashpjegueshme në ndonjë vend në sistemin e prodhimit, por shkëmbimet nuk janë domosdoshmërish të lira. Shumë janë të detyruara. Në qoftë se një hajdut ju kërcënon me “paratë ose jetën”, pagimi që i bëni atij është i detyruar dhe jo vullnetar dhe ai përfiton në kurrizin tuaj. Është vjedhja, jo tregjet e lira, që aktualisht ndjek modeli merkantilist: hajduti përfiton në kurriz të të shtrënguarit. Shfrytëzimi ndodh jo në tregun e lirë, por aty ku ai që shtrëngon shfrytëzon viktimën e tij. Së fundmi, shtrëngimi është një lojë me shumatore negative që çon në prodhim, kursim dhe investim të kufizuar, një rezervë të kufizuar kapitali, produktivitet dhe standarde jetesë të reduktuara për të gjitha, ndoshta edhe për vetë ata që shtrëngojnë. Në çdo shoqëri, qeveria është i vetmi sistem shtrëngues i ligjshëm. Taksimi është një shkëmbim i detyruar dhe sa më e rëndë pesha e taksimit mbi prodhimin, aq më shumë ka gjasa që rritja ekonomike do të lëkundet dhe bjerë. Forma të tjera shtrëngimi qeveritar (për shembull, kontrollet e çmimeve apo kufizimet e që pengojnë konkurrues të rinj nga hyrja në një treg) i pengojnë dhe i paralizojnë shkëmbimet e tregut, ndërsa të tjera (ndalime në praktika mashtruese, zbatimin e kontratave) mund t’i lehtësojnë shkëmbimet e vullnetshme. I fundit në shtrëngimin qeveritar është socializmi. Sipas planifikimit qendror socialist, komisionit planifikues socialist i mungon një sistem çmimi për tokën apo të mirat kapitale. Siç e pranojnë tani bile dhe socialistë si Robert Hailbroner, për pasojë, komisioni planifikues socialist nuk ka mënyrë sesi të llogarisë çmimet, kostot apo të investojë kapital, kështu që sistemi i prodhimit kombinon dhe pastron. Përvoja aktuale sovjetike, ku një e korrë e bollshme gruri nuk mund ta gjejë rrugën e saj në dyqanet e shitjes, është një shembull edukativ i pamundësisë për të operuar një ekonomi komplekse moderne në mungesë të një tregu të lirë. Atje nuk pati as stimulues, as mjete për llogaritjen e çmimeve dhe kostot për makinat që të merrnin grurin, për mullinjtë që ta merrnin e ta procesonin dhe kështu me radhë nëpërmjet një numri të madh etapash të nevojitura për të arritur konsumatorin e fundit në Moskë apo Sverdlovsk. Investimi në grurë është pothuajse totalisht i konsumuar. Në fakt, tregu socialist është një kontradiktë në terma. Diskutimi tërheqës shpesh nuk kap një aspekt kryesor të tregut. Kur dy mallra shkëmbehen, ajo çka vërtet shkëmbehet janë titujt e pronësisë në këto mallra. Kur unë blej një gazetë për 50 cent, shitësi dhe unë po shkëmbejmë tituj pronësie: unë heq nga vetja pronësinë e 50 centëve dhe ia jap atë shitësit të gazetave, kurse ai heq nga vetja pronësinë e gazetës për të ma dhënë mua. I njëjti proces ndodh kur blihet një shtëpi, përveçse në rastin e gazetës, gjërat janë shumë më informale dhe mund ta shmangim të gjithë procesin e ngatërruar të procedurave, kontratave të noterizuara, përfaqësuesve të autorizuar, avokatëve, ndërmjetësve imobiliarë dhe kështu më radhë. Por natyra ekonomike e të dyja transaksioneve mbetet e njëjtë. Kjo do të thotë se çelësi për ekzistencën dhe lulëzimin e tregut të lirë është një shoqëri në të cilën të drejtat dhe titujt e pronësisë private respektohen, mbrohen dhe mbahen të sigurta. Nga ana tjetër, çelësi për socializmin është pronësia shtetërore mbi mjetet e prodhimit, tokën dhe të mirat kapitale. Kështu, nuk mund të ketë treg për tokën apo të mirat kapitale të denjë për këtë emër. Disa kritikë të tregut të lirë argumentojnë se të drejtat e pronësisë janë në konflikt me të drejtat e “njeriut”, por ata dështojnë të kuptojnë se në një sistem tregu të lirë, çdo person ka një të drejtë pronësie mbi vetë veten dhe punën e tij dhe se ai mund të bëjë kontrata të lira për këto shërbime. Skllavëria e dhunon të drejtën bazë të pronësisë së skllavit mbi vetë trupin dhe personin e tij, një e drejtë që është themeli për çdo të drejtë pronësie të personit mbi objekte materiale jonjerëzore. Për më tepër, të gjitha të drejtat janë të drejta njerëzore, qoftë ajo e drejta e fjalës së lirë e gjithsekujt apo të drejtat e pronësisë së një individi në shtëpinë e tij. Një akuzë e zakonshme kundër shoqërisë së tregut të lirë është se ajo krijon “ligjin e xhunglës”, e “ujkut që ha ujkun”, se refuzon bashkëpunimin njerëzor për konkurrencë dhe se ngre lart suksesin material në kundërshtim me vlerat shpirtërore, filozofinë apo aktivitetet e kohës së lirë. Në të kundërt, xhungla është saktësisht një shoqëri e kufizimit, vjedhjes dhe parazitizmit, një shoqëri që shkatërron jetët dhe standardet e jetesës. Konkurrenca paqësore e tregut e prodhuesve dhe e furnizuesve është një proces thellësisht bashkëpunues në të cilin gjithsekush përfiton dhe ku standardet e jetesës të gjithsekujt lulëzojnë (krahasuar me atë që do të ishte në një shoqëri jo të lirë). Dhe suksesi i padyshimtë material i shoqërive të lira siguron bollëkun e përgjithshëm që na lejon të gëzojmë një sasi të madhe kohe të lirë krahasuar me shoqëri të tjera dhe të ndjekim çështje shpirtërore. Janë vendet e kufizuara me pak ose aspak aktivitet tregu, veçanërisht nën komunizëm, ku bluarja e ekzistencës së përditshme jo vetëm që i varfëron njerëzit materialisht, por u zvogëlon edhe shpirtin e tyre.

Murray N.Rothbard (1926 – 1995) ishte Dekani i Shkollës Austriake



Përgatiti: ARMIN TIRANA