Beckham: Dua të kthehem te Milani

Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, beson se do të kthehet sërish te Milani, ku bëri disa paraqitje shumë të mira në sezonin e kaluar.
“Është e thjeshtë, dua të kthehem te Milani dhe Milani do të jetë i lumtur nëse unë kthehem”. “Nuk ka proces të vërtetë bisedimesh, pasi që ende ka kohë. Tash po mendoj për Galaxy-n, pastaj (pas mbarimit të MLS-së) do të mendoj për gjëra tjera’, është shprehur mesfushori anglez për “Gazzetta dello Sport”.