Arma që ka shkatërruar Tunguskën

Tesla trashëgoi nga i jati një urrejtje të thellë për luftën. Gjatë gjithë jetës së tij ai kërkoi të gjente një rrugë teknologjike për t'i dhënë fund betejave

Tesla trashëgoi nga i jati një urrejtje të thellë për luftën. Gjatë gjithë jetës së tij, ai kërkoi të gjente një rrugë teknologjike për t'i dhënë fund betejave. Ai mendoi se lufta mund të kthehej shumë lehtë në "një spektakël sensacional makinerish". Në vitin 1931, Tesla iu deklaroi gazetarëve në një konferencë për shtyp, se ishte shumë afër zbulimit të një burimi energjie totalisht të ri. Pasi ata i kërkuan të përshkruante natyrën e këtij burimi, ai tha: "Idea ishte fryt i një shoku të tmerrshëm. Në këtë kohë mund t'ju them vetëm se, energjia e re do të vijë nga një burim tërësisht të ri dhe të paimagjinueshëm".

Retë e luftës ishin duke e errësuar përsëri Europën. Më 11 Korrik 1934, titulli kryesor i faqes së parë të gazetës 'New York Times' ishte: "Tesla, 78 vjeç, zbulon burim të ri vdekjeje". Artikulli raportonte se shpikja e re "mund të lëshojë grimca të reja të përqendruara në ajër me një energji aq të fuqishme sa të jenë të afta të mposhtin një flotë ajrore prej 10.000 aeroplanësh nga një distancë prej 250 milje…" Tesla shpjegoi se, burimi i ri i vdekjes do ta bënte luftën të pamundur, duke i ndërtuar çdo shteti një "mur të padukshëm kinez".

Ideja sigurisht që gjeneroi shumë interes dhe debate. Tesla menjëherë u drejtua tek J.P Morgan i Riu, duke kërkuar financim për të ndërtuar një prototip të shpikjes së tij. Morgan ishte shumë dyshues. Tesla gjithashtu u mundua të kryente marrëveshje direkt me kryeministrin e asaj kohe të Britanisë së Madhe, Neville Chamberlain. Kur Chamberlain dha dorëheqjen, pasi zbuloi se po përdorej nga Hitleri në Mynih, interesi për armën anti-luftës të Teslës natyrisht u shua.

Nga viti 1937, u bë e qartë se shumë shpejt do të shpërthente lufta në Europë. I frustruar nga tentativat e tij të dështuara për të gjetur një financues për "burimin e tij të paqes", ai dërgoi një letër teknike të detajuar me diagrame, tek një numër i madh të shteteve të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë SHBA, Kanadanë Anglinë, Francën, Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë. E titulluar "Arti i projektimit të energjisë së përqendruar jodepresive nëpërmjet medias natyrore", letra ishte përshkrimi i parë teknik i asaj që sot quhet armë me energji bërthamore.

Ajo çfarë e largonte Teslën nga propozimet e zakonshme fantazioze të quajtura "rreze të vdekjes" ishte një mbajtëse vakumi me njërën anë të hapur drejt atmosferës. Tesla, ideoi një mbajtëse unike vakumi, e cila lëshonte ajër me shpejtësi shumë të lartë nga maja e armës për të ruajtur "vakum të lartë". Veprimi i nevojshëm i pompimit do të kryej me anë të turbinës Tesla.

Nga të gjithë shtetet që morën propozimin e Teslës, interesi më i madh u shfaq nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1937, Tesla prezantoi planin e tij përpara Korporatës Tregtare Amtorg, një front i lidhur me forcat e Bashkimit Sovjetik në New York City. Dy vjet më vonë, më 1939, ai testoi njërin statd të planit të tij në USSR dhe mori si shpërblim një çek prej 25.000 dollarësh.

Tesla shpresonte se shpikja e tij do të përdorej vetëm për qëllim vetmbrojtjeje dhe do të kthehej në një makinë antiluftë. Sistemi i tij kërkonte një sërë bimësh që ndodheshin përgjatë bregdetit të vendit, të cilat mund të skanonin qiellin për të identifikuar çdo sulm armik. Përderisa arma ishte projektuar në një vijë të drejtë, mund të kishte efikasitet deri në 200 milje distancë.

Tesla gjithashtu zbuloi edhe disa grimca, që mund të prodhonin energji në mënyrë që këto armë të punonin për një periudhë kohe pa tela të lidhur dhe për distancë shumë të gjata. Një nocion tjetër radikal që propozoi Tesla ishte që të nxehnin disa pjesë të atmosferës për ta ndriçuar qiellin gjatë natës - një aureole boreale e krijuar nga njeriu.

Nëse ideja e Teslës është marrë ndinjëherë seriozisht apo jo, ky është ende një mister. Shumica e ekspertëve të sotshëm e konsiderojnë planin e tij të pamundur edhe pse "burimi i tij i vdekjes" i përngjan shumë armëve bërthamore të përdoruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjrtik gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë, ëndrra e tij për të krijuar një makinë për ti dhënë fund luftës po aq e pamunduar sot sa edhe në vitin 1930 kur ai propozoi idenë e tij.

Rreth "Rrezeve të Vdekjes" së Teslës

Gjithashtu të njohura edhe si "Rreze të Paqes" apo "teleforcë", i referohen projektorit makroskopik të grimcave bërthamore të Teslës, të bëra publike për herë të parë në New York më 10 korik 1934. Mjeti, i cili bazohej në një gjenerator unik të fuqishëm "Van de Graff" dhe një lloj të veçantë tubi vakumi me njërën anë të hapur për të përftuar një sistem përshpejtimi të grimcave shumë të vogla metalike të shpejtësisë jashtëzakonisht të lartë, rreth 48 herë më e madhe se shpejtësia e zërit sipas Teslës. Grimcat projektoheshin jashtë tubit me anë të repulsionit elektrostatik. Siç mund të shihet edhe nga fjalët e Teslës të shkruara në letrën drejtuar J.P Morgan më 29 Nëntor të vitit 1934, ky plan ishte thurrur për t'u përdorur në mbrojtjen ndërkombëtare:

"Kam bërë zbulime me vlerë të çmueshme kohët e fundit siç përshkruhet me dataje në këtë letër…(Vizionet e Dr. Tesla për fundin e avionëve ushtarakë në luftë). Këto makineri fluturuese kanë demoralizuar botën aq shumë sa në disa qytete si Londër dhe Paris njerëzit janë të terrorizuar nga një bombardim ajror. Mjetet e reja të shpikura nga unë mund të sigurojnë mbrojtje absolute kundër tyre dhe formave të tjera të sulmeve".

Tubi ishte ideuar të projektonte vetëm një rresht grimcash të përshpejtuara. Sipas Teslës, nuk do të kishte asnjë përhapje të këtyre grimave në ajër para së të arrinin distancën e planifikuar. Për shkak se, vendi apo pika e emetimit të këtyre grimcave ishte gati mikroskopike dhe shpjetësia e tyre tepër e lartë, përqendrimi i energjisë dhe shtytja e përftuar nga tubi i vakumit do të siguronin një gjuajtje perfekte në distanca shumë të largëta.

Në vitin 1934, Tesla foli me S.M Kinter, drejtor "Westinghouse Electric & Manufacturing Company" për t'i propozuar atij prodhimin e mëtejshëm të aparaturës, megjithatë nuk është gjetur asnjë letër që daton 5 dhe 7 Prill 1934 dhe që mund t'i referohet kësaj bisede.

Një përshkrim i detejuar i "projektuesit të grimcave" të Dr. Tesla është prezantuar në librin "Propozimet e Teleforcës dhe Telegeodinamikës së Nikola Tesla" dhe një numër shumë i madh artikujsh gazetash rreth teleforcës janë paraqitur në librin "Zgjidhje e sekreteve të Teslës"

-A e kanë shkatërruar Tunguskën "rrezet e vdekjes" së Teslës?

Mekanizmi i rrezeve të vdekjes së Teslës nuk është shumë i kuptueshëm. Ishte pak a shumë një lloj përshpejtuesi grimcash. Tesla ka thënë, se ishte një përçues, i cili e përqendronte energjinë e emetuar në një pikë shumë të vogël grimcash të presuara, të cilat nuk do të mund të shpërthenin pa arritur një distncë shumë të madhe. Ai e promovoi këtë aparaturë si një armë tërësisht mbrojtëse e destinuar të asgjësonte sulmet armike, duke e bërë "Rrezet e dritës" stër stërgjyshin e Iniciativës Strategjike të Mbrojtjes.

Nuk është e sigurt, nëse Tesla e ka përdorur ndonjëherë këtë aparaturë apo jo, madja as nëse ka arritur ndonjëherë ta ndërtonte, por sa vijon është historia shpesh herë e lidhur e asaj çfarë ndodhi një natë më 1908, kur Tesla po testonte një armë të krijuar nga ai.

Në atë kohë, Robert Peary, po kryente tentativën e tij të dytë për të arritur në Polin e Veriut. Cuditërisht, Tesla e kishte lajmëruar ekspeditën, se në një farë mënyre do të mundohej të komunikonte me ta. Ata duhej t'i raportonin atij çdo gjë të pazakontë që do të vërenin në akullin e pafund. Në pasditen e Qershorit 1930, i shoqëruar nga ortaku i tij George Scherff mbi kullën Wardenclyffe, Tesla drejtoi rrezen e tij të vdekjes përtej Atlantikut drejt Arktikut, në një pikë që ai e kishte llogaritur të ishte në Perëndim të ekspeditës Peary.

Tesla ndezi aparaturën. Në fillim ishte e vështirë të kuptoje, nëse po punonte apo jo. Pika e saj ekstreme emetoi një dritë të vakët që mezi dukej. Më pas, një zog fluturoi nga një cep i kullës për në anën tjetër të saj, duke kaluar në rrezen e grimcave. Zogu u shpërbë në second.

Me kaq, testi përfundoi. Tesla lexonte gazetat dhe i dërgonte telegrame ekspeditës Peary, duke shpresuar të konfirmonte efektshmërinë e rrezes së vdekjes. Asgjë nuk doli në dritë. Tesla ishte gati të pranonte dështimin e tij, deri në ditën kur lajmet raportuan një event shumë të çuditshëm në Siberi.

Më 30 Qershor, një shpërthim gjigand kishte shkatërruar Tunguskën, një zonë e thellë në Siberi. Pesëqind mijë hektarë tokë ishin shkatërruar në një second. Ekuivalent me dhjetë deri në pesëmbëdhjetë megaton TNT, incidenti në Tunguska ishte shpërthimi më i madh i historisë njerëzore. Nuk mund të krahasohej as me detonacionet termonukleare. Shpërthimi ishte dëgjuar deri në 620 milje distancë. Shkencëtarët besojnë se ishte shkaktuar ose nga një meteorit ose një fragment komete edhe pse nuk është gjetur asnjë gjurmë e impaktit apo mbetjet minerale të një objekti të tillë.

Nikola Tesla kishte një shpjegim tjetër për këtë incident. Ishte e qartë, se rrezja e tij e vdekjes kishte tejkaluar shënjestrën e tij dhe kishte goditur Tunguskën. Ai falenderonte Zotin, se në mënyrë të pabesueshme, shpërthimi fatmirësisht nuk kishte vrarë asnjë njëri. Tesla shkatërroi armën e tij, duke deklaruar se ishte tepër e rrezikshme.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI