Aquilani: Gerrard më i miri në botë

Transferi i ri i Liverpoolit, Alberto Aquilani, ka deklaruar të premten se ai gjithmonë e ka admiruar Simbolin e të Kuqve, Steven Gerrard.
“Edhe pa ardhur te Liverpooli kam thënë se Steven Gerrard është mesfushori më i mirë në botë”.“Do të jem shumë i nderuar që do të luaj krahas tij dhe shpresoj se do të mësoj nga loja e tij. Dëshiroj të luaj në një skuadër me lojtarë të rangut të tij”, ka thënë Aquilani për skysports.com.