Ancelotti: Nuk ka gjasa të shitet Deco

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, nuk do të marrë parasysh shitjen e Decos, pas paraqitje të mirë të mbrëmshme kundër Sunderlandit, kur edhe shënoi gol.
“Jo, ai nuk dëshiron të ndryshojë ekipin dhe as ne nuk dëshirojmë”, ka thënë Ancelotti. “Ai është duke ia dalë shumë mirë, është shumë i motivuar të qëndrojë dhe të luajë. Ky është një sezon i rëndësishëm për të para Kupës Botërore dhe ai luajti mirë sonte”, ka thënë Ancelotti. Deco ishte autor i golit të tretë në fitoren 3-1 të Chelsat ndaj Sunderlandit.