Almunia: Tragjedi nëse Arsenali eliminohet nga Celtic

Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, thotë se eliminimi nga Celtic në Ligën e Kampionëve do të ishte ‘tragjedi’ për topçinjtë.
Shorti i djeshëm e nxori ekipin anglez në ballë të atij skocez në rundin kualifikues të fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Por, portieri i ekipit anglez Manuel Almunia nuk mendon se Celtic do të jetë problem për Arsenalin. “Do të ishte tragjedi të mos jemi në Ligën e Kampionëve të këtij viti. Ka aq shumë ekipe të mira në short, por ne jemi më të mirët”, ka thënë Almunia.