10 surprizat e mëdha të krizës

Kriza e ka bërë popullin të përfshihet në punë vullnetare dhe në iniciativa për të ruajtur gjelbërimin si kurrë më parë, pikërisht një kohë kur çdokush duhet të ishte i përqendruar tek vetvetja


DAN KADLEC

Ku po i shpenzojmë paratë tani? Papunësia në rritje, kreditë e larta dhe çmimet depresive të shtëpive janë përbërësit e përgjithshëm të një krize financiare. Por, ato rrallë herë shfaqen të tëra së bashku duke zgjatur kaq shumë kohë. Ky fakt demoralizues ekonomik ndoshta është aspekti më i pazakonshëm i një rënieje të thellë. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja çudi. Gjërat nuk po ecin tamam ashtu siç mund të parashikoheshin në Krizën e Madhe. Rregullat për kohët e vështira po rishkruhen gati çdo ditë, duke i dhënë shkash rritjes së madhe të parashikimeve se kur do të arrijmë të dalim nga kjo lemeri. Së shpejti? Në fund të këtij viti? Deri në fund të 2010-ës? Rimëkëmbja do të jetë në formë V-je (rrëzim i madh, rritje e madhe), në formë W-je (poshtë, lart, poshtë, lart), apo në formë U-je ( një kërcim i gjatë drejt fundit para se të rikthehet përsërri rritja)?

Disa gjëra ama i dimë mirë. Kriza e ka bërë popullin të përfshihet në punë vullnetare dhe në iniciativa për të ruajtur gjelbërimin si kurrë më parë, pikërisht një kohë kur çdokush duhet të ishte i përqendruar tek vetvetja. "Ngadalësimi i ekonomisë duket se ka ngjallur dëshirën për të bërë gjënë e duhur", përfundon raporti i korrikut i firmës së studimeve "Packaged Facts". Njerëzit, gjithashtu, janë duke u bërë më dinakë. Ironikisht, kemi parë shumë procedura të ndërlikuara mjeksori, si zëvendësimi i gjurit apo kirurgjia e gomës Spike, e cila nuk është aspak në ulje siç mund të pritej, pasi punëtorët kërkojnë të kenë një plan të mirë shëndeti, ndërkohë që kanë frikë se mos humbin punën e tyre. Dhe, pikërisht kur mendohej se numri i divorceve do të rritej ndjeshëm, pasi çiftet duhet të përballen edhe me stresin e shtuar, ky numër duket se ka pësuar shumë rënie. Çështjet e divorceve duket se janë ulur deri në 40%, sipas një sondazhi të Akademisë Amerikane të Avokatëve Martesorë. Çiftet që nuk janë të dashuruar me njëri-tjetrin duket se preferojnë më shumë sigurinë e një partneri që punon, se sa lirinë. Ja dhe disa fakte të tjera që dëshmojnë se rregullat e krizës janë duke u rishkruar.

1. Supa: Jo më element kryesor i krizës

Si ka mundësi? Në fund të fundit, supa është një ushqim shumë i mirë dhe i lirë. Ja pse firma supërash si Campbell cilësohen në "Wall Street" si të dashura. Teoria thotë se përderisa populli do të fillojë të mos hajë më nëpër restorante, atëherë do të fillojë të kërkojnë një ushqim më të shpejtë dhe të lehtë duke iu drejtuar supës së gatshme. Megjithatë, as kjo nuk po ndodh këtë herë. Shitjet e supës së gatshme të Campbell, i cili mbizotëron tregun e supërave, u zhyt me 7% këtë tremujor. Shtitjet e Broth zbritën me 2%. Ushqimet e Campbell, të cilat konsiderohen si rezistente ndaj krizës, po shiten 25% më pak se nëntë muaj më parë. Problemi, sipas raportit të një analisti të Credit Suisse, është se supa nuk është më aq e lirë kur ti i shton asaj edhe koston e një sanduiçi, i cili është i domsdoshëm natyrisht për t'u ngopur. Gjithashtu, ka patur edhe rritje çmimesh kohët e fundit dhe mania për t'i bërë këto supëra sa më të mira, ka bërë që të jenë të mbushura me kalori.

2.Shitjet e ushqimit organik vazhdojnë të jenë të forta

Dakort, nuk janë edhe aq të forta, por tregu vazhdon të jetë në rritje, ndoshta me 6% këtë vit.

Kjo është me të vërtetë një goditje për të apasionuarit pas supës së gatshme. Njerëzit duan të kujdesen më shumë për veten, jo pavarësisht krizës por pikërisht për shkak të saj, sipas Packaged Facts. Firma priste shitje të ushqimeve relativisht të shtrenjta si mishi pa pesticide, vajrat apo perimet, përderisa njerëzit tashmë i kushtojnë shumë kujdes portofolit të tyre, por as kjo nuk po ndodh. Ata duket se duan të bëjnë çdo gjë që është e mirë për trupin e tyre dhe për planetin në këto kohë të vështira, ndoshta për t'u ndjerë më mirë me veten dhe me botën. Konsumatorët e "premium" (ata që fitonin të paktën 75.000$ në vit dhe më të prirurit për të blerë ushqim organik), situata financiare e të cilëve ka degraduar shumë, janë akoma më shumë të prirur për të konsumuar ushqim organik dhe raportet tregojnë se 33% e konsumatorëve me gjendje të përkeqësuar kërkojnë gjithnjë e më shumë këtë lloj ushqimi. Kjo përqindje arrin në 26 tek njerëzit, situata e të cilëve nuk ka ndryshuar.

3. Interesat e kredive vazhdojnë të rrinë të larta me kokëfortësi

Kredia nuk është ende e disponueshme për shumë huamarrës, nëse vazhdon të ketë të njëjtat interesa.

Pronat e mëdha (ato që kapin vlerat mbi 417,000 deri në 729,750 sipas tregut) e përshkruajnë situatën më së miri. Kur një kredi ecën mirë, norma e interesit të një prone të madhe rritet 1 pikë më shumë se një pronë normale e financuar nga qeveria. Por, kjo diferencë ka qenë më e madhe se 1 pikë (shpeshherë shumë më e madhe) për shumë muaj. Diferenca e bonove të thesarit dhe bonove të korporatave është shumë e madhe duke treguar se çdokush që nuk përkrahet nga qeveria duhet të paguajë norma interesi shumë më të larta për paratë e marra borxh.

Në një krizë tipike financiare, normat e ulëta të qeverisë çojnë drejt uljes së normave të kompanive private, gjithashtu gjë që i shtyn konsumatorët të shpenzojnë. Ky ka qenë prej kohësh ilaçi kundër sëmundjeve të krizës, që thjesht nuk po përdoret tani. "Ndoshta mund të jemi duke shitur disa televizorë plasma", thotë Michele Gambera, ekonomist i lartë i firmës kërkimore "Ibbotson Associates", "por nuk po shesim shumë makina dhe pajisje të tjera kryesore dhe bizneset nuk po kryejnë asnjë shpenzim kapitali siç pritej".

4. Shitjet e biletave të kinemave po arrijnë kulmin

Mendoni pak të gjithë ato televizorë plasma, për të cilët folëm pak më parë, që montohen në shtëpi. A nuk do të ishte e logjikshme që njerëzit të rrinin në shtëpi për të kursyer disa para? Është e çuditshme se si, pavarësisht mjerimit ekonomik, pjesëmarrja nëpër kinema ka qenë shumë e madhe këtë vit. Të ardhurat vjetore janë rritur me 11% dhe numri i audiencës me 9%, sipas Hollywood.com., duket se filmat janë ende takimet më të lira. "Të dalësh për të parë një film vazhdon të jetë një zbavitje relativisht e lirë për të shkarkuar stresin e ditës për sigurinë e vendit të punës dhe pagesave të faturave", thotë Bernard Baumohl, ekonimist i Economic Outlook Group. Megjithatë, ky logjikim nuk është shumë bindës. Një natë në teatër me familjen (duke përfshirë kokoshkat apo patatinat) shkon gati 100$. Përgjigjja më bindëse është se njerëzit ia bëjnë qefin vetes dhe nuk i lënë mënjanë zbavitjet cilësore.

5. Është prekur "privacy"

Mami gjithmonë thotë se kur nuk ke para, rri në shtëpi dhe kënaqu me gruan tënde. Mirëpo shumë pak njerëz ndjekin këshillën e saj. Është e pamundur të dish sesa çifte kalojnë kohën me njëri tjetrin. Por sipas studimeve të bëra nga Mintel International, raportohet se shitjet e kontraceptiveve janë pakësuar shumë në vitin 2008 nga gjallërimi i numrit të lindjeve gjatë viteve të lumtura. Në këtë kohë, numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm. Kështu që duket se ka pasur një asgjësim aksioni në dhomën e gjumit në kohën kur ka nevojë për pak argëtim falas. Çiftet mund edhe të mendojnë se kohët e vështira nuk janë kohët e përshtatshme për të krijuar familje ose për të shtuar një pjesëtar të ri në familje.

6. Industria e mëkatit kthehet në ferr

Është gati e provuar se kur ekonomia shkatërrohet njerëzit bëhen pre e veseve si alkooli, kumari apo duhani. Por këto industri kanë pësuar goditje të mëdha. Dehja është një shembull perfekt. Gjatë krizës së 2001-it, ashtu siç mund ta keni parashikuar edhe ju, mbledhja e taksave pati një rritje të menjëherëshme prej 1,5% vetëm nga shitja e pijeve alkoolike. Ernest Gross, profesor ekonomie në Universitetin Creighton, u shpreh se këtë vit ky raport do të ulet me më shumë se 5%. Kjo do të ishte një lëvizje tjetër për të mbajtur trupin në formë dhe për të qenë të shëndetshëm - ose më në fund njerëzit kanë kuptuar konceptin se të dehurit (bashkë me kumarin dhe duhanin) kushton shtrenjtë dhe është e panevojshme.

7. Nuk ka strehë të sigurtë

Në shumicën e krizave ka ndonjë vend të sigurtë, në të cilin investimi mund të vazhdojë, ndërkohë që pritet fundi i krizës. Por në këtë rast, gjithçka është shkatërruar, përfshirë këtu edhe stoqet rezistente të krizës. Ashtu siç përmend edhe Campbell, pronat e patundshme gjatë vitit 2007 janë rritur çdo vit që prej gjysmës së shekullit të kaluar. Duke mos patur ndonjë vijë kalimi, investitorët duken sikur janë fiksuar për të mbajtur atë çfarë kanë dhe duke mos u munduar t'i shtojnë të ardhurat. Gross thotë se, "Që prej vitit 1999, investitorët kanë parë flluska aktive". "Të tronditur nga eksperienca ata shohin vetëm dy alternativa - kesh dhe bono thesari". Disa ekspertë besojnë se bonet e thesarit kanë krijuar një flluskë tjetër, e cila do të plasë në vitet e ardhshme.

8. Tregu po mundet

John Dunham, një këshilltar i famshëm ekonomie thotë se, "Ju prisni që ekonomia të shkatërrohet fare gjatë një krize. Por ne po iu servirim nënën e të gjitha lëkundjeve ekonomike. Dhe në një ndryshim të pazakontë ajo po thith brenda shtete, të cilat duken se nuk kanë të bëjnë shumë me krizat bankare të SHBA dhe ato europiane". Banka Botërore parashikon se ekonomia botërore këtë vit do të bjerë ndjeshëm me 10%. Deklarimi i eksporteve nga SHBA është ulur afërsisht 40% vetëm 6 muajt e fundit. Një gjë e tillë nuk është parë që nga embargo e vajit e vitit 1970.

9. Sallonet e bukurisë po shëmtohen

Disa produkte estetike si buzëkuqët dhe kozmetika kanë fituar një reputacion si rezistentë ndaj krizës. Por, të tjerët jo, dhe e gjithë industria në përgjithësi gjendet nën një presion të pazakontë. Kjo mund të ilustrohet më qartë nga një ulje e ndjeshme në fitimet e salloneve të bukurisë, që gjithmonë i ka bërë ballë krizave me krenari. Sallonet e thonjve janë zhytur këtë vit me 25%, thotë Bill Patterson, një analist i Mintel. Për çudi, ai vëren se nuk ka patur asnjë rritje të kostos së shërbimit dhe të produkteve për zbukurimin e thonjve. Thonjtë e bukur, thjesht duket se s'kanë qenë një prioritet i kësaj krize, ndoshta pasi shumë gra që luftojnë për vendin e punës dhe për familjet e tyre thjesht nuk janë në humor për thonj me ngjyra. Paterson thotë se ndodhta preferojnë më shumë të dalin pa u rregulluar se sa të bëjnë një punë të keqpaguar.

10. Edhe të pasurit po e ndiejnë

Normalisht supozohet se të pasurit mbeten gjithmonë të pasur. Kriza jo vetëm që nuk i vret, por i ofron dhe mundësinë që të blejnë prona me çmime qesharake për to. Megjithatë, këtë krizë po e ndienë edhe familjet e pasura. Rritja e vazhdueshme e vlerave të pronave po tkurr edhe protofolet e tyre. Konsumatorët "Premium" që thonë se janë shumë më keq se më parë, janë dyshishi i atyre që thonë se janë më mirë, sipas Packaged Facts. Vetëm dy në pesë e ndiejnë veten financiarisht të sigurtë. Pra, edhe njerëzit me para ndohen të goditur, gjë që përbën dhe çudi tjetër në këtë krizë financiare.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI