Maradona: Më lehtë si lojtar se si trajner

Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, thotë se përvoja si trajner është më e vështirë se ajo si lojtar.
“Ishte shumë më lehtë të jesh lojtar. Vetëm mendoja për të marrë topin dhe për t’u kënaqur. Tash duhet të kem kontroll në të gjithë 25 lojtarët. Ka disa gjëra të cilat më komplikojnë”, ka shtuar Maradona. Argjentinasi po ashtu ka thënë se e ai komunikon shumë me lojtarët, me përjashtim të Lionel Messi. “Flas shumë me lojtarët. Por e kam të vështirë ta gjej Messi, më zhduket në çast. Është më lehtë të flasësh me Obamën se me Leon. Por ndonjëherë e gjej”, ka shtuar Maradona në një intervistë të fundit.