
‘Pasanikët’ paralajmëruan se janë në kërkim të tre lojtarëve, John Terryt (Chelsea), Kolo Toures (Arsenal) dhe Joleon Lescott (Everton). Mirëpo pas dështimit për transferimin e Terryt, i cili vendosi të qëndrojë në Stamford Brudge, City shpejtoi të sigurojë shërbimet e Kolo Toure. Ndërsa së shpejti pritet edhe transferimi i Lescott, derisa ekziston mundësia që edhe lojtari i West Ham United, Matthew Upson, këtë javë ta vesh fanellën e Cityt.