Seko: Me Diegon, Juve do të bëhet kampion

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Seko, thotë se ardhja e Diegos në klub do t’i rikthejë biankonerët në pistat e kampionëve.
“Kishim një fillim të mirë në tregun e transferove. E organizuar kompletimin e transferimeve për po thuajse një vit. E bëmë atë që ishte e patjetërsueshme. Tash nuk do të ngutemi”, ka thënë Seko në një intervistë për Corriere dello Sport. “Shuma e harxhuar (për Diegon, 24.5 milionë euro) është shumë e rëndësishme. Por duke marrë parasysh vitet dhe vlerën e lojtarit, mendoj se është reale. Diego është një prej lojtarëve të rrallë të cilët mund ta bëjnë ndryshimin”, ka shtuar italiani. Zonja e Vjetër tashmë ka kompletuar edhe një transferim të rëndësishëm, duke rikthyer në Torino ish-mbojtësin e saj, Fabio Cannavaro.