Qe ne fillim duhet pranuar parimisht, se keto dy koncepte jane te pandashme, ku ka politike ka edhe propagande dhe anasjelltas, ku ka propagande ka edhe politike.
Propagare, qe eshte rrenja e fjales, do te thote perhap, pra qysh ne rrenje shihet lidhja mes propagandes dhe informacionit e propaganda nenkupton informacion edhe pse pastaj informacioni mund te jete jokorrekt e te kete te meta te tjera.
Vete fakti, qe eshte informacion, fut ne loje konceptin e perballjes se njeriut me informacionin, dmth njeriu ne kete perballje eshte aktiv apo eshte pasiv.
Perballja aktive nenkupton qe njeriu eshte ne gjendje te perzgjedhe informacion, ka aftesi kritike e gjykuese mbi informacionin, di c'te marre e c'te lere.
Perballja pasive nenkupton paaftesine ne perzgjedhje, njeriu e vuan informacionin, i nenshtrohet atij.
Kuptohet qe kategoria pasive perbehet nga femijet, nderkaq kategoria aktive supozohet te perbehet nga te rriturit.
Tani, politika ka nevoje per njerez qe i nenshtrohen informacionit, per 'femije' ne politike, pasi krahas ideve, parimeve e interesave qe lidhin njerezit me nje parti te caktuar, nevojitet edhe propaganda per ata votues qe jane te lekundur, keshtu qe per shkak te kesaj kategorie ,sot vendimtare, propaganda u sherbehet te gjitheve.
Propaganda duke qene informacion i perseritur deri ne lodhje veshesh, ushtron funksion rraskapites per te rriturin i cili ka deri diku aftesi gjykuese mbi informacion, pra mbi personin qe ka qendrim aktiv ndaj informacionit sherben si dobesues gjykimi, me qellim kthimin e qendrimit te tij , nga aktiv ne pasiv, si te thuash kthimin e te rriturit ne 'femije' qe beson ne gjithcka i thuhet. Mjaft te imagjinohet si funksionon depertimi i hakerave ne nje kompjuter.
Dyndja e informacionit ne boten e sotme ka krijuar veshtiresi te medha tek cdokush; te gjithe jemi te kercenuar qe nderverprimin aktiv me informacionin ta ndryshojme ne qendrim pasiv.
Kjo do kercenoje me tej vullnetin e lire te cdokujt.
Te njejtin kercenim te vullnetit te lire e gjejme te shumefishuar nga propaganda e reklamat ne pergjithesi, e vete propaganda eshte edhe nje lloj reklame.
Mund te shtrohet pyetja, si mund te shquajme politikanin qe na ofron mundesine e zgjedhjes, meqe duam te ruajme vullnetin e lire.
Kjo eshte ne fakt e pamundur, por ka megjithate nje ndryshim, ka politikane qe e perdorin propaganden si mjet kryesor ka edhe politikane qe e perdorin si mjet dytesor.
I pari mund te shquhet, sepse kunder kundershtarit perdor perhere retoriken, ndersa i dyti vepron kunder kundershtarin pervec se me retoriken edhe me te shtena idesh e parimesh qe gjenden te kataloguara ne teorite politike.
Pra edhe pse mund te duket paradoksale, ekzistenca e nje ideologjie politike (jo ne kuptimin marksist) lejon edhe shquarjen e politikanit qe ka me pak nevoje per propaganden dhe retoriken, pasi atij nuk i duhet votuesi ne pergjithesi, por votuesi i cili gjen vetveten pervec tek interesat ekonomike edhe ne ate teresi idesh e parimesh, te cilat ka marre persiper te perfaqesoje.
Megjithese kane ardhur kohe te veshtira per kete lloj politikani, ne mbare perendimin, mendoj se njerezit, qe duan te shohin te perfaqesuar vetveten ne parlament, do gjejne perhere dike qe ti perfaqesoje, mjaft ti kerkojne vetes te jene aq te afte sa te kene qendrim aktiv ndaj informacionit, pasi jane njerezit qe krijojne perfaqesuesit e tyre dhe jo perfaqesuesit qe krijojne votuesit e tyre... te pakten ne nje demokraci keshtu duhet te jete.





