“Bordi i zgjedhjeve dëshiron të njoftojë se sipas Pikës 2 të Paragrafit E të Artikullit 40 të Statutit të klubit, duke qenë se vetëm një kandidaturë është bërë, Florentino Perez është shpallur president i Real Madridit”.
Perez në mesditën e të hënës, së bashku me bordin e tij të drejtorëve do të vendoset në zyrat presidenciale në Santiago Bernabeu, ndërsa “AS” njofton se hapi i parë i presidentit të ri do të jetë caktimi i Jorge Valdanos si drejtor të ri sportiv, ndërsa të martën pritet ta caktojë Manuel Pellegrinin si trajnerin e ri të Mbretërve duke e zëvendësuar Juande Ramosin.
Ndërsa gjatë kësaj jave pritet ta prezantojë superyllin brazilian Ricardo Kaka si transferin e parë të epokës së dytë të Galaktikëve.
Home »
» Perez zyrtarisht president i Realit





