Drogba: Jam i lumtur te Chelsea

Didier Drogba thotë se nuk dëshiron të largohet nga Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar veror, sepse është i kënaqur me qëndrimin e tij te Blutë.

“Jam paksa i lodhur duke folur për të ardhmen time, sepse secilën herë më pyesin për këtë gjë”.

“Kam edhe një vit në kontratën time dhe jam i lumtur te Chelsea. Nuk shqetësohem për moshën time apo për vendimet e skuadrës. Thjeshtë dëshiroj të jem i lumtur në jetë dhe për momentin jam shumë i lumtur këtu ku jam”, ka thënë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë për “Sky Sports”.