Korriku eshte muaji kur Chelsea do nise pergatitjet per sezonin e ri dhe Ancelotti kerkon te jete i pergatitur per te udhezuar ne gjuhen angleze lojtaret e tij. Sipas revistes “People”, Ancelotti ka filluar te hedhe hapat e pare por do te duhen shume jave qe ai te komunikoje normalisht me skuadren.
Ish tekniku kuqezi po i ndjek studimet ne kolegjin holandez "Sant'August" ku paguan 2690 euro ne jave. “Tek ne vijne shume personalitete per te ndjekur kursin intensiv per gjuhen e folur”, shprehet nje zedhenes i institutit.





