Të mërkurën mbrëma, Blaugranët e fituan trofeun e parë këtë sezon duke e mposhtur Athletic Bilbaon në finalen e Kupës së Mbretit, me rezultat 4-1, ndërsa Pique shpreson që ky të jetë vetëm fillimi. “Shpresojmë të fitojmë më shumë tituj. Të luash për këtë skuadër është nder dhe kënaqësi. Po i marrim gjërat nja nga një, të dielën do të luajmë për trofeun e dytë”. “Ndeshja (kundër Bilbaos) ishte shumë e mirë, një ndeshje e madhe për Barcën. E pamë në fushë skuadrën më të mirë në botë. Ishte një ‘ekspozitë’ dhe Barca e meritoi fitoren”, ka thënë Pique për faqen zyrtare të klubit.
Home »
» Pique: Të dielën vjen trofeu tjetër
Pique: Të dielën vjen trofeu tjetër