Ish-legjenda e kombëtares angleze, tash menaxher i klubit, inkuadroi Obafemi Martins dhe Peter Lovenkrands, dhe që të dy shënuan nga një gol për t’i siguruar fitoren e rëndësishme ekipit.Një autogol nga Habib Beye i dha epërsinë ekipit mysafir të Middlesbrough pas tre minuta lojë, para se Steven Taylor të shënojë me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1, pas pesë minutash tjera.Në pjesën e dytë, Martins, i cili zëvendësoi Michael Owen, shënoi në prekjen e parë të topit (71’), për t’i dhënë epërsinë ekipit vendas, ndërsa Lovenkrands vulosi fitoren me golin e shënuar pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.Tre pikët e reja e ngrenë Newcastlen një pozitë mbi atë të rrezikut (17), me 34 pikë, sa ka edhe Hull City që bie një pozitë më poshtë, për shkak të diferencës së golave.Middlesbrough me 31 pikë vazhdon të qëndrojë në pozitën e parafundit, madje duke e forcuar këtë, me edhe vetëm dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.
Home »
» Newcastle del nga zona e rrezikut
Newcastle del nga zona e rrezikut