Evertoni sjell në Ligën Premier edhe një shqiptar

Shkodran Mustafi, një i ri i dalë nga akademia e futbollit e Hamburgut, mund të jetë ylli i ri shqiptar në Ligën Premier, krahas tashmë të njohur Valon Behrami, pasi 16-vjeçari raportohet se ka arritur marrëveshje trevjeçare me Evertonin.
Shkodrani javën e kaluar ishte pjesë e kombëtares U-17 të Gjermanisë, që mposhti pikërisht kombëtaren angleze U-17 me rezultat 4-0, duke tërhequr kështu vëmendjen e klubeve të Ligës Premier.Siç shkruan Guardian, Evertoni tashmë ka kompletuar marrëveshjen me mbrojtësin tinejxher të Hamburgut, duke i ofruar atij kontratë trevjeçare për t’u transferuar në Goodison Park.“Ne vërtet u përpoqëm ta mbajmë Shkodranin në klubin tonë, por kur ka interesim nga klubet e Anglisë, ishim të pafuqishëm dhe të pakrahasueshëm financiarisht”, ka thënë Jens Todt, kryetar i akademisë së të rinjve të Hamburgut.“Është vërtet e vështirë ta pranojmë, por kjo nuk do të na shkatërrojë. Thjesht shpresojmë që kjo të mos ndodhë shumë shpesh”, ka shtuar Todt.“Është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Isha ca emocionuar kur mora vendimin”, ka thënë vetë Shkodrani për mediat gjermane.