Portugezi arriti në Stamford Bridge në fillim të këtij sezoni, pasi Pep Guardiola nuk llogariste në shërbimet e tij. Pas një fillimi të mbarë, Deco pësoi një rënie të formës dhe nuk fitoi shumë minutazh nën drejtimin e Guus Hiddink. “Mund të pohoj se jam në negociata me Interin. Nuk fitoja shumë raste për lojë në vitin e parë në Chelsea dhe kalimi në Itali është një zgjidhje e mirë. Të stërvitem sërish me Jose Mourinho, do të jetë një opsion interesant”, ka thënë portugezi. “Por nuk dua të hy në detaje, pasi nuk jam unë ai që e udhëheq gjithë këtë proces të transferimit”, ka shtuar Deco.
Home »
» Deco pohon se negocion për kalim në Inter
Deco pohon se negocion për kalim në Inter